GazetaMax
Lajme

Kryesimi me OSBE, Grubi: Një mision të mbarë drejt përforcimit të sigurisë dhe orientimit ideologjik properëndimor

Shkup, 1 Janar – Maqedonia e Veriut nga sot është shteti kryesues në OSBE, Organizatën më të madhe Rajonale për Siguri dhe Bashkëpunim, e cila përfshin 57 shtete pjesëmarrëse nga Evropa, Azia Qendrore dhe Amerika e Veriut.

Më këtë rast, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook ka uruar mbarësi dhe suksese për shtetin tonë.

Grubi shton se ky kryesim do të dëshmoi potencialin në gjenerimin e stabilitetit në kontest më të gjërë.

Njoftimi i plotë:

Duke qenë afirmues i paqes, diversitetit kulturor, bashkëjetesës ndëretnike dhe fqinjësisë së mirë, vendi ynë po e fillon mbarë këtë vit të ri me kryesimin e organizatës më të madhe rajonale të sigurisë në botë, Misionin e OSBE-së, për të dëshmuar gjithë potencialin në gjenerimin e stabilitetit në kontest më të gjerë.

Nën sloganin “për njerëzit bëhet fjalë”, le të jetë ky një mision i mbarë që do të mundësojë përforcimin e sigurisë dhe orientimit ideologjik properëndimor, avancimin e të drejtave dhe lirive qytetare dhe afirmimin e vlerave të larta demokratike.

Related posts

Analistët/ Ndërkombëtarët, te Ali Ahmeti shohin faktor stabilizimi

Gazetamax.mk

PLD: Nuk është koha për zgjedhje të parakohshme, të zhbllokohet puna e Kuvendit

Gazetamax.mk

Osmani-Taravarit: Mos e përdor planin e OSBE-së për lojra elektorale

Gazetamax.mk