GazetaMax
Lajme

Më 9 Maj takohen Pendarovski, Kovaçevski dhe Osmani, diskutohet për 14 kandidatët për ambasador

Shkup, 4 janar – Pas festave të Krishtlindjeve do të dihet nëse ish-drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Viktor Dimovski do të largohet për t’u bërë ambasador në Francë. Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka thënë sot se pas pushimeve është planifikuar një takim me presidentin e vendit dhe kryeministrin për të diskutuar për të gjithë listën e kandidatëve për pozitat e lira të ambasadorëve.

“Më datën 9-të të këtij muaji planifikojmë të ulemi me presidentin dhe kryeministrin jo vetëm për atë temë, por për të gjithë listën që kam dërguar për kandidatët e rinj, rreth 14 kandidatë. Është një propozim që duhet filtruar, por e gjithë lista, përfshirë ambasadorin në Paris, do të diskutohet me presidentin nga 9 janari”, tha Osmani.

Në opinion është hapur çështja nëse ish-drejtori i ASK-së Dimovski do të largohet për ambasador në Paris për shkak të rastit të dhënies së shtetësisë maqedonase shtetasit rus Oleksandr Onishçenko, i cili është në listën e zezë të SHBA-së.

Related posts

DASH paralajmëron qytetarët amerikanë që udhëtojnë në Ukrainë me rrezik të kapjes apo vdekjes

Gazetamax.mk

KE: Banka Popullore po merr masat e duhura për t’u përballur me presionet e çmimeve

Gazetamax.mk

Besnik Bislimi duhet të shkarkohet

Gazetamax.mk