GazetaMax
Lajme

Halili: Elita politike nuk e lufton korrupsionin, prandaj të rinjtë janë ose në parti ose emigrant

Shkup, 12 Janar – Elitat politike as nuk kanë dëshirë dhe as nuk bëjnë përpjekje për të luftuar korrupsionin, me përjashtim të disave që kanë dëshmuar përkushtimin e tyre europian, tha Muhammed Halili, kryetar i Këshillit të Ambasadorëve në tryezën e sotme “Ballkani Perëndimor ndërmjet Perëndimit dhe Lindje: Maqedonia e Veriut – anëtare e BE-së deri në vitin 2030″, organizuar nga Këshilli. Sipas tij, të rinjtë janë ose aktivist partiak ose emigrant.

“Ardhja e ambasadorit David Geer, prokurores Neora Koveci dhe këshilltarit Derek Scholl ngjall optimizëm dhe shpresë tek qytetarët se e mira po vjen. Disa persona që janë pjesë e një partie të caktuar marrin rrogë të rregullt pa shkuar në punë. Punësimet në administratën publike janë thjesht në bazë partiake”, theksoi Halili, transmeton Zhurnal.

Ai beson se në vend janë dy kategori të rinjsh që jetojnë në kategorinë e angazhimit në punë – punonjës partiakë dhe emigrant.

Kategoria e emigrantëve, siç përmendi ai, përfshin njerëz me arsim të lartë dhe pa perspektivë. Ai shtoi se kjo sepse perspektiva e tyre kushtëzohet nga libri partiak i liderëve të partive në pushtet, në nivel qendror dhe në opozitë në nivel lokal.

“Për punonjësit partiak dyert e parajsës janë të hapura – diplomim, punësim, promovim, privilegje, poste të larta… Në një vend, ku kandidatët për prokurorë të ardhshëm blejnë një certifikatë njohjeje të gjuhës angleze dhe pranohen në Akademi pa provime gjyqësore, pa fakultet të kryer, në një vend ku lajmi kryesor është punësimi i fëmijëve të ministrave dhe kryetarëve, nuk ka perspektivë në atë vend. Shumica e qytetarëve që nuk i përkasin asnjë partie politike jetojnë në gjendje të vështirë. Apeli im për përfaqësuesit e shteteve anëtare të Unionit – na ndihmoni të mposhtim padrejtësitë”, ka shtuar Halili./Zhurnal.mk

Related posts

Xhenis Sulimani zëdhënës i Shtabit të kandidatit për president, Bujar Osmanit

Gazetamax.mk

Ndërroi jetë Sulejman Sulejmani-Baca Sylë, atdhetari që ishte viktimë në rastin e montuar të Sopotit

Gazetamax.mk

Krizat e njëpasnjëshme po shkatërrojnë zanatçinjtë

Gazetamax.mk