GazetaMax
Lajme

Bogoev: Më lehtë mblidhen 80 deputetë për ndryshime kushtetuese se sa 61 për shumicë të re

Shkup, 12 janar – Nënkryetari i LSDM-së, Stefan Bogoev, në një intervistë për emisionin “Utrinski Peçat”, ka vlerësuar se më reale është të ndodhin ndryshimet kushtetuese dhe se zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë, informon Zhurnal.

“Më e madhe është mundësia të ketë 80 deputetë për ndryshime kushtetuese se sa të mblidhen 61 vota për shpërbërjen e Parlamentit. Kjo është logjike, sepse nga njëra anë mungojnë deputetë të cilët duhet ta njohin momentin historik për shtetin, të votojnë dhe me këtë të përshpejtojnë rrugën eurointegruese dhe të ngelin të regjistruar si njerëz që kanë bërë diçka mirë në plan të jashtëm politik. Nga ana tjetër e kemi Mickoskin i cili thotë se deputetë nga pushteti do të votojnë për shpëbërjen e Parlamentit. Kjo nuk është logjike, sepse kjo përbërje ka mandat edhe një vit e gjysmë”, tha Bogoev.

Bogoev theksoi se retorika e Hristijan Mickoskit i cili lavdërohet se vetëm sa nuk ka bërë shumicë të re parlamentare, është vetëm për përdorim brenda partiak sepse ai është i frikësuar për ulësen e tij në pallatin e bardhë./Zhurnal.mk

Related posts

Mehaj në takim me përfaqësuesin e Kosovës për Marrëdhënie me NATO-n, kjo ishte arsyeja

Gazetamax.mk

Zjarr në afërsi të Kombinatit të Duhanit, po digjen barakat e vjetra

Gazetamax.mk

Nesër mbrëma Borell mbledh në darkë liderët e vendeve të Ballkanit Perendimor

Gazetamax.mk