GazetaMax
Lajme

Zhurnal mëson/ Dimovski nuk shkon ambasador në Paris, në Berlin propozohet Ylber Sela kurse Jasmin Qahil në Tel Aviv

Shkup, 12 Janar – Jozyrtarisht Agjencia e lajmeve Zhurnal mëson se ish-drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Viktor Dimovski është hequr nga lista e kandidatëve për ambasadorë, gjegjësisht emri i tij nuk lidhet më me dërgimin për ambasador në Paris.

Në konsultimet ndërmjet Qeverisë, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Presidentit të Maqedonisë, diplomati Pajo Aviroviq është një nga emrat e propozuar për ambasador në metropolin francez.

Përveç Aviroviqit, në garë për ambasadore në Tel Aviv është edhe Jasmin Qahil, ndërsa në Berlin është Ylber Sela (drejtor i Agjencisë për zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve).

Gjatë vitit të kaluar emri i Viktor Dimovskit praktikisht u theksua si përfundimtar dhe pritej që të kalonin vetëm formalitetet, përfshirë prezantimin para Komisionit parlamentar për politikë të jashtme, por pas skandalit me dhënien e shtetësisë maqedonase oligarku ukrainas Oleksandr Onishchenko, ndërsa Agjencia e Sigurisë Kombëtare, drejtor i së cilës ishte Dimovski, u vu në dukje si një lëshim, ishte thelbësore që emri i tij të hiqej nga lista e ambasadorëve dhe ka të ngjarë që sinjale të tilla të jenë marrë nga Parisi dhe nga qendra të tjera të BE dhe SHBA./Zhurnal.mk

Related posts

Putin nuk është i interesuar për “diplomaci serioze”

Gazetamax.mk

Pendarovski – Lipavski: Marrëdhëniet mes Shkupit dhe Pragës miqësore dhe me dialog intensiv politik në nivel të lartë

Gazetamax.mk

Punëtorët e Postës bëhen gati për grevë, mungojnë 50 mln denarë për 2 mijë punëtor

Gazetamax.mk