GazetaMax
Lajme

Osmani vendeve anëtare të OSBE-së: Ka shpresë për një të ardhme më të mirë për Organizatën

“E djeshmja kaloi. E nesërmja nuk ka ardhur ende. Kemi vetëm të sotmen. Le të fillojmë.” Me fjalët e Gonxhe Bojaxhiut, Nënë Terezës, shefi i diplomacisë dhe Kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani, theksoi rëndësinë e veprimeve të Organizatës, e cila që nga ekzistenca e saj ka ndihmuar në rivendosjen e paqes dhe sigurisë.

Përmes fjalimit të tij, Osmani theksoi se parandalimi i konflikteve, promovimi i sigurisë së njerëzve dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut janë vlerat themelore të OSBE-së. Ai sot në Vjenë para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së e prezantoi programin e kryesimit të Maqedonisë së Veriut dhe ndër të tjerash e theksoi rëndësinë e unifikimit dhe mbështetjes së ndërsjellë në kuadër të Organizatës.

“Besimi ynë i ndërsjellë është minuar thellësisht. Megjithatë, jam i bindur se shpresat tona për një të ardhme më të mirë për Organizatën tonë, vendet që i përfaqësojmë dhe njerëzit të cilëve u shërbejmë, mbeten të larta. Fjala është për ta, fjala është për njerëzit. OSBE duhet të japë rezultate në kohë të vështira,” tha Ministri.

Osmani, në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së, e theksoi domosdoshmërinë e ofrimit të mbështetjes shtesë për Organizatën për t’iu përgjigjur detyrës së saj, siç është miratimi sa më i shpejtë i buxhetit të Organizatës, duke shtuar se parimet dhe zotimet nuk duhet të mbetem vetëm fjalë.

“Në prag të 50-vjetorit të miratimit të dokumentit të Helsinkit, historia do të na kujtojë për veprat tona, jo për premtimet, mendimet dhe deklaratat tona. Fjalët duhet doemos t’i kthejmë në vepra, nëse duam të sigurojmë funksionalitetin e OSBE-së”, theksoi Osmani.

Related posts

Drejtori Rustemi inspekton punimet për pastrimin e kanaleve përgjatë Korridorit 8 dhe 10

Gazetamax.mk

Bëhuni gati! Ana, Arta dhe Anisa vijnë me hitin e radhës

Gazetamax.mk

Fatura të rrymës në këste, ngrohje me dru, duhet gjetur mënyra për mësim por asesi online për nxënësit

Gazetamax.mk