GazetaMax
Lajme

Tupancevski: Me shkarkimin e Spasovskit nuk ka përfunduar puna

Shkup, 18 Janar – Ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançevski, në Top Tema tek Telma, nuk ka përjashtuar mundësinë që hetimi për arratisjen e të burgosurit Bekim Memeti të rezultojë me shkarkime të tjera të drejtorëve, mes tyre edhe drejtori i burgut “Idrizovë”, Shpend Tahiri.

Qeveria në seancën e djeshme tashmë ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Administratës për përmbarim të sanksioneve, Marjan Spasovski dhe sipas Tupançevskit janë shqyrtuar të gjitha opsionet për kërkimin e përgjegjësisë në vijë vertikale.

I pyetur nëse qeveria vlerëson se përgjegjësia e Tahirit ishte më e vogël se ajo e Spasovskit, Tupançevski pohoi se nuk është fjala për vlerësimin e përgjegjësisë më të madhe apo më të vogël, sepse përgjegjësia duhet të jetë në vijë vertikale, nga i pari tek i fundit dhe këtë duhet të tregoi hetimi.

Sipas tij, nuk ka dyshim se arratisja e Memetit ishte një aksion i mirëorganizuar, i cili kërkon një reagim po aq të mirëorganizuar nga autoritetet shtetërore.

Related posts

Në Maqedoninë e Veriut ka mbi 18 mijë analfabet të regjistruar, por edhe sa janë të pa regjistruar?

Gazetamax.mk

Ndërpritet prurja e ujit nga ujësjellësi i ri në Tetovë, uji mund të pihet

Gazetamax.mk

Politikanët shqiptarë me komplekse, takohen vetëm ku janë prezent edhe politikanët maqedonas!

Gazetamax.mk