Thursday, April 16, 2026

Lajmi në kohë reale

“Në kohën kur ishe President, kishte zëra që merrje 200 mijë euro për transferime gjyqtarësh”, Klodiana Lala thirrje Bamir Topit: Sqaroji këto akuza

Gazetarja e njohur e kronikës, Klodiana Lala, i ka kërkuar ish-presidentit të Republikës, Bamir Topi, që të sqarojë akuzat publike që janë bërë ndër vite ndaj tij për transferimin e gjyqtarëve.

Në një postim në Facebook, Lala shkruan se në kohën kur Topi ishte President dhe njëherazi kreu i KLD-së, ka pasur zëra që ai merrte 200 mijë euro për transferimet e gjyqtarëve nga rrethet në Tiranë.

Gazetarja shton se ish-presidenti, meqenëse thotë se ka qenë garant i Kushtetutës, duhet të dalë dhe t’i sqarojë këto çështje.

Postimi i plotë:

Në kohën kur President ishte Bamir Topi, që njëherazi drejtonte edhe KLD-në, zëra të ndryshëm në atë kohë pretendonin se një gjyqtar paguante 200 mijë euro për t’u transferuar nga rrethet në Tiranë.
Nuk po ngre akuzë ndaj askujt, por meqë del e flet se ka qenë garant i Kushtetutës, ka mundësinë ta sqarojë edhe këtë çështje!

Latest Posts

Mos e humb lajmin