GazetaMax
Lajme

“Sulmohet” faqja e OSBE Shkup – Bëhet “hotline” vietnamez

OSBE ka konfirmuar sulmin kibernetik

Shkup, 21 Janar – Vetëm 20 ditë pasi Maqedonia e Veriut u bë kryesuese me OSBE-në, faqja maqedonase në Facebook e kësaj organizate ndërkombëtare ka qenë cak i sulmit kibernetik.

OSBE-ja, sic njofton KlanM, kishte konfirmuar rastin, duke postuar një njoftim ku paralajmëron shfrytëzuesit në Facebook se mesazhet eventuale që do të mbërrinin nuk janë të autorizuar nga organizata.

Në faqen që ka rreth 10.000 ndjekës, sic percjell KlanM, janë vënë emri dhe fotografi të reja dhe është shndërruar në “hotline” vietnamez, por shihet qartë se është riemëruar më 20 Janar. Në pjesën e transparencës në faqet e Facebookut, mund të vërehet se faqja momentalisht menaxhohet nga dy lokacione në Vietnam.

Faqja zyrtare e OSBE-së gjatë paraditës së sotme, sic njofton KlanM, ka publikuar një njoftim ku thotë se “teknologjitë digjitale transformojnë mënyrën e jetës. Bashkë me përfitimet, sjellin edhe sfida të reja të përmirësuara të sigurisë. Por, vendet nuk duhet që vet të përballen me këto sfida. Ja si u ndihmojmë ne”

Përmes një artikulli të titulluar “Digjitalizimi” në faqen zyrtare të OSBE-së në Facebook, sic njofton KlanM, thuhet se OSBE është duke punuar për të mbështetur vendet pjesëmarrëse që t`u përgjigjen sfidave dhe mundësive të transformimit digjital, me cka do të forcohet siguria dhe stabiliteti i rajonit dhe do të promovohet bashkëpunimi ndërkombëtar për çështje ekonomike.

Kjo, sipas artikullit të OSBE-së, arrihet me bashkëpunim të ngushtë të sektorit publik e privat, opinionit akademik, shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare, që mbështeten nga prania e gjerë në terren e OSBE-së.

Për sulmin kibernetik ndaj faqes maqedonase të OSBE-së në Facebook, sic njofton KlanM, ka reaguar edhe VMRO-DPMNE-ja, duke drejtuar gishtin drejt Qeverisë se janë harxhuar 5 milionë euro për kryesimin me OSBE-në, kurse sic thonë, vendi ka fituar “hotline” vietnamez. /KlanMacedonia/

Related posts

“Konkurset për punë dëmtojnë edhe më shumë të pa punët, shpenzime për aplikim në fund pranohen ata që janë të deleguar”

Gazetamax.mk

“Shqiptarët kanë vendosur, maqedonasit të vetëdijësohen…”/ Arsovski: BE dhe ndryshimet kushtetuese shkojnë bashkë, nuk mund të ndahen

Gazetamax.mk

Ministri Peleshi vizitë zyrtare në Slloveni: Intensifikojmë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Gazetamax.mk