Saturday, April 18, 2026

Lajmi në kohë reale

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Admir Shabani priti në takim atasheun ushtarak të SHBA kolonelin Daniel Squyers dhe koordinatorin operativ Benjamin Brewer

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Admir Shabani, priti në një takim atasheun ushtarak të Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kolonelin Daniel Squyers, si dhe koordinatorin operativ Benjamin Brewer.

Takimi u zhvillua në një frymë të hapur dhe konstruktive, duke reflektuar marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet dy vendeve. Gjatë bisedës, zëvendësministri Shabani vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm, duke theksuar rëndësinë e partneritetit strategjik në fushën e mbrojtjes.

Në fokus të diskutimeve ishin edhe mundësitë konkrete për avancimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit, veçanërisht në drejtim të forcimit të kapaciteteve dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet institucioneve përkatëse.

https://www.facebook.com/share/p/1AupcjrPWu/

Latest Posts

Mos e humb lajmin