GazetaMax
Lajme

Trençevska: Bashkëpunimi i përbashkët do të kontribuojë në sqarimin e disa paqartësive dhe dilemave

Shtip, 23 janar – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, mori pjesë edhe në debatin e tretë publik për Ligjin për marrëdhënie pune në Shtip, thuhet në kumtesën e MPPS-së.  Në këtë diskutim morën pjesë përfaqësues të punëdhënësve, përfshirë edhe përfaqësues të Organizatës së Punëdhënësve të Maqedonisë.

“Ministrja në fjalën e saj hyrëse theksoi se Ligji për Marrëdhënie Pune është ligj bazë që rregullon të drejtat themelore të punësimit, ajo theksoi se ky dokument vendos një ekuilibër në marrëdhëniet ndërmjet palëve kontraktuese”, thuhet në kumtesën me shkrim të MPPS-së.

Gjatë debatit citohet se u zhvillua një diskutim i frytshëm, me vërejtje konstruktive që, siç theksoi ministrja, duhet të kontribuojnë në avancimin e dokumentit, që nënkupton respektimin e të drejtave të punëtorëve. 

Related posts

Dyshimet për keqpërdorime në ndërtimin e Teatrit të Tetovës, seanca gjyqësore shtyhet për më 17 shtator

Gazeta Max

LSM mori mbështetje nga Sindikata Evropiane e Sektorit Publik

Gazeta Max

Kabineti qeveritar nën llupën financiare, në Qershor dorëzojnë raport se sa kanë shpenzuar

Gazeta Max