GazetaMax
Lajme

Pendarovski: Unë nuk shoh ndonjë bazë për një veto të re bullgare

Shkup, 23 janar – Presidenti Stevo Pendarovski sot në konferencën për shtyp pas seancës së Këshillit të Sigurisë, duke folur për gjendjen e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, theksoi se nuk sheh bazë për veto të re nga Sofja.

“Nuk mund ta di se çfarë do të bëjë pala bullgare. Çdo shtet i merr vendimet e tij në mënyrë sovrane, autonome. Edhe pse të jem i sinqertë, nuk shoh ndonjë bazë për një veto të re. Kështu që nuk mund ta di. Unë nuk mendoj kështu. Shpresoj që të mos shkojnë në atë drejtim, sepse të gjithë e dini se çfarë po them. E dini se po flasim për provokatorë që e bëjnë këtë”, theksoi presidenti, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse është e mundur një veto e re bullgare. 

Related posts

Kush është njeriu që po trondit pushtetin e Orban në Hungari

Gazeta Max

Po të mos ndodhte Koçani do të harroheshin tragjeditë tjera

Gazeta Max

ASH dënon aktin vandal të djegies së veturës së zëvendëskryeministrit Artan Grubit

Gazeta Max