GazetaMax
Lajme

Xhaferi: Zgjedhjet nuk do ta zgjidhin problemin me shumicën për ndryshime kushtetuese

Shkup, 24 janar – Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot në brifing me gazetarët deklaroi se procedura për ndryshime kushtetuese duhet të fillojë më së voni në qershor-korrik të këtij viti, për të përfunduar deri në nëntor, kur përfundon edhe skriningu nga BE-ja.

Xhaferi tha se nuk mendon se zgjedhjet do ta zgjidhin problemin e mospasjes së votave të mjaftueshme (80) për ndryshimet kushtetuese, por se kjo do ta komplikojë tërë çështjen. Për mënyrën e tejkalimit të problemit me shumicën, kryetari i Kuvendit thotë se qeveria dhe opozita duhet të ulen të bisedojnë.

“Zgjedhjet mund t’i shpall vetëm në momentin kur partitë politike bien dakord për shpërndarjen e Kuvendit ose kur mbaron mandati në 90 ditët e fundit. Në kushte të tjera, palët duhet të dalin me propozim të duhur”, tha Xhaferi.

Kuvendi pothuajse nuk ka kuorum për punë dhe Xhaferi thotë se po bën gjithçka për të krijuar kushte për punë dhe kjo është përgjegjësi e tij. “Në lidhje me vendimin politik partiak nuk kam asnjë përgjegjësi”, tha ai.

Sipas Xhaferit, është detyrë e çdo deputeti të jetë në vendin e punës, pavarësisht nëse është shumicë apo opozitë.

“Rregullorja nuk thotë se ka të drejta dhe detyrime të veçanta të shumicës dhe të drejta të veçanta të opozitës, është detyrim për çdo deputet që të jetë vigjilent në punë dhe e drejta të vendosë për çështjet përkatëse, dhe si deputetët do të sillen tashmë është përgjegjësi e tyre”, tha ai.

Kryetari i Kuvendit pritet të mbledhë një takim të ri n[ kuadër të procesit Zhan Mone, ndërsa paralajmërimet e tij janë se deri në prill apo maj duhet të dihet nëse do të ketë rregullore të re apo ndryshime në atë ekzistuese dhe procesi duhet të përfundojë me praninë e eurodeputetëve.

Kryetari i Kuvendit thotë se nuk ka informacione për ecurinë e bisedimeve për hyrjen e Aleancës së Shqiptarëve në Qeveri dhe se është punë e partive politike. Përderisa deputetët e opozitës nuk e njoftojnë se janë pjesë e shumicës, ai do të konsiderojë se situata në Kuvend është e njëjtë.

Xhaferi përshëndeti shumicën e re parlamentare, duke sqaruar më pas se çdo mbështetje për punën e Kuvendit është e mirëseardhur.

“Natyrisht që pres nga informacionet që kam dhe si po shkojnë punët, besoj se do të rezultojë në pozicionimin e duhur të subjektit të duhur”, thotë kryetari i Kuvendit. Kur do të mbahet seancë për një rindërtim të mundshëm të Qeverisë, Xhaferi është i vendosur se gjithçka varet se si do të përfundojnë bisedimet.

“Mund të jetë këtë javë, mund të jetë e ardhshme, ose nuk mund edhe të mos jetë”, tha Xhaferi.

Nga deputetët që mbështesin të ashtuquajturit Grupi zjarrit i BDI-së, Xhaferi thotë se në seanca nuk vjen vetëm Izet Mexhiti dhe se nëse ka ndonjë ndryshim do të duhet ta njoftojë për statusin e tij. Në Kuvend vijnë edhe pjesa tjetër e deputetëve të BDI-së që janë nga grupi i zjarrit.

Ali Ahmeti nuk ka marrëveshje për koalicion me mua, ka me partnerët e tij dhe janë ata që duhet të diskutojnë dhe të vendosin për situatën, jo me mua, tha kryetari i Kuvendit.

Xhaferi nuk konsideron se ka nevojë për një seancë për marrëdhëniet me Bullgarinë të cilës do t’i referohej ministri i Punëve të Jashtme.

Kryetari i Kuvendit në takimin e sotëm me gazetarët vlerësoi se gjendja e sigurisë është stabile, ndërsa thotë se ka edhe forma të tjera të ndikimit dhe për këtë është duhet që institucionet kompetente ta monitorojnë situatën dhe të reagojnë.

Related posts

Stojanoski: Më e pakta që mund të bëjë ekipi ekonomik i qeverisë është dorëheqja

Gazetamax.mk

Ekzekutimi i Gentian Bejtjas/ Policia vendos në pranga autorët e dyshuar, u gjetën në…

Gazetamax.mk

Kolona të gjata në pikëkalimin kufitar Bllacë

Gazetamax.mk