GazetaMax
Lajme

Zajkova: Do të japim mbështetje për zgjerim të koalicionit nëse ndajnë agjendë të njejtë evropiane

Shkup, 24 janar – Kryetarja e PLD-së dhe deputetja e kësaj partie, Monika Zajkova, sot deklaroi se në takimin e djeshëm me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, është biseduar mes tjerash edhe për mundësinë për zgjerimin e shumicës parlamentare, informon Zhurnal.

Sa i përket asaj nëse do të japin mbështetje që ASH të bëhet pjesë e koalicionit qeveritar, thotë se varet nga qëllimet programore të këtij koalicioni.

“Për ne, gjithçka që do të thotë lëvizje të trenit të shpejtë të Unionit Evropian dhe agjendës evropiane, ne japim mbështetje, mirëpo kur hyni në një koalicion duhet ta dimë se cilat do të jenë qëllimet programore të këtij koalicioni, për çka angazhohet ai koalicion dhe cili është qëllimi”, theksoi deputetja e PLD-së, Monika Zajkova.

“Deri tani nuk kam dëgjuar asnjë parti të distancohet se nuk është për atë dhe të gjithë kemi një qëllim, por kemi pikëpamje të ndryshme sa i përket zgjidhjeve dhe vendimeve si të arrihet deri te ai qëllim. Për PLD-në gjithnjë do të jetë e rëndësishme çfarë ideale do të ndajë ai koalicion dhe çfarë programi do të përfaqësojë dhe nga kjo do të varet nëse do të japim mbështetje”, tha Zajkova./Zhurnal.mk

Related posts

Osmani: OSBE dhe NATO duhet ta luajnë rolin e vet në mbështetje të Ukrainës

Gazetamax.mk

Pacienti kërkon ilaçin, sulmohet nga drejtori i spitalit në Shkup

Gazetamax.mk

Hapet kabinet për nxënës të talentuar në “Vila Biljana” në Ohër

Gazetamax.mk