GazetaMax
Lifestyle

Njihuni me talentin nga Zvicra që synon të bëj diçka të bukur në muzikën shqiptare

Një tjetër talent me emrin Gjeta i cili ka si pasion muzikën që kur ishte i ri dhe që ka lindur dhe jeton në Zvicër, pritet të synon skenën muzikore shqiptare.

Quhet Samuel Gjetaj që megjithëse ka pashaportë Zvicerane dhe jeton afër qytetit të Rapperswill’it e flet mjaft bukur gjuhën shqipe dhe e këndon atë në stilin rrep. Ka vetëm pak kohë që e ka nisur me hapa të shpejtë por që ka nisur të pëlqehet muzika e tij, e si duket do të jetë tashmë koha e tij. Ai deri tani i ka prezantuar 3 këngë, ndërsa mësojmë se e ka gati edhe një këngë dhe është gjithashtu në punim të një tjetër projekti, ku përkushtimi do të jetë më i madh dhe më unik.

Gjeta krijon në mënyrë të pavarur muzikën e tij në aspektin e kompozitimit, por ka edhe disa miq që e ndihmojnë në inqizimin të këngëve.

Megjithëse ai jeton larg nuk harron të ndjekë me shumë dashuri artistët shqiptarë më të mirë e me rezerva ata që këndojnë sot.
Artisti i ri deri tani nuk ka menduar që të na tregojë ndonjë emër se me kë do të donte të kishte një bashkëpunim, por e ka një synim kur projekti të jetë vërtetë i mirë. Gjeta e bën muzikën për tu ndjerē vetë mirë në fillim e në stilin e tij ndërsa se nga kush do të dēgjohet nga vetëm shqiptarët apo të huajt le të tregon koha? Ne ju ftojmë në linkun më poshtë të dëgjoni e klikoni një nga projektet e tij, si dhe për çdo risi ta ndiqni në Instagram me emrinsigjetamo.

Related posts

Neuroshkencëtarja paralajmëron se dehidrimi mund të çojë në funksion të dëmtuar njohës

Gazetamax.mk

Reflekse nga leximi i romanit te Migjen Kelmendit “Gryka e kohes”

Gazetamax.mk

Hudhra ndihmon regjenerimin natyral të thonjve

Gazetamax.mk