GazetaMax
Lifestyle

Kujdes! Mos i bëni këto gjëra menjëherë pas masazhit, mund të jenë të dëmshme për shëndetin

Hidratoni trupin tuaj dhe pushoni sa më shumë

Herë pas here, të gjithë duhet të bëjmë masazh, në mënyrë që të rikuperojmë trupin nga ulja e gjatë ose nga sforcimi fizik.

Masazhet kanë një efekt shumë të dobishëm në trup dhe organizëm, lehtësojnë tensionin dhe stresin, por edhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut.

Janë disa rregulla që duhet të ndiqni kur shkoni për masazh dhe ato i referohen kujdesit të higjienës përpara trajtimit, në mënyrë që ju, si dhe personi që ju bën masazhin, të ndiheni rehat. Nga ana tjetër, pas masazhit duhet të shmangni disa gjëra.

1. Mos harroni të pini ujë

Masazhi mund të dehidratojë trupin, duke bërë që qarkullimi i gjakut të bëhet i ngadaltë. Përbërja limfatike nuk është në gjendje të bëjë punën e saj për largimin e toksinave nga trupi, gjë që çon në grumbullimin e substancave toksike dhe anulon qëllimin e masazhit detoksifikues.

Prandaj, gjithmonë pini sa më shumë ujë pas masazhit. Mundohuni të mos e zëvendësoni ujin me çaj dhe kafe, alkool ose ndonjë pije tjetër. Janë diuretikë, pra të bëjnë të urinosh më shumë, prandaj trupi humbet më shumë ujë dhe ka nevojë të hidratohet.

2. Mos bëni dush menjëherë

Shumë persona bëjnë dush sapo të mbarojë masazhi, kryesisht për të larë vajin. Megjithatë, ky është një gabim i madh. Është e vërtetë që masazhi ngroh vajrat esenciale dhe atyre u duhet edhe një orë që vajrat të përthithen në qelizat e lëkurës. Në vend që të bëni dush menjëherë, prisni një orë përpara se të bëni dush për të lejuar që vaji të përthithet në lëkurë.

3. Mos bëni dush me ujë të nxehtë

Është joshëse të shijoni një banjë të nxehtë pas një masazhi të gjatë dhe relaksues, por nuk është ideja më e mirë.

Në rast se vuani nga ndonjë lloj dëmtimi i muskujve, uji i nxehtë vetëm sa do ta përkeqësojë inflamacionin. Për të lehtësuar dhimbjen, përdorni ujë të ftohtë ose bëni dush me ujë të vakët, i cili do të relaksojë trupin pa u lodhur muskujt. Nëse keni nevojë për të lehtësuar dhimbjen, përdorni pako akulli ose ujë të ftohtë.

4. Mos hani një vakt të bollshëm pas masazhit

Me siguri do të ndiheni të uritur menjëherë pas masazhit. Kjo më së shpeshti ndodh për shkak të rritjes së qarkullimit të gjakut, i cili ndikon edhe në sistemin tretës. Megjithatë, një vakt i madh dhe i rëndë do ta bëjë trupin tuaj të ndihet i plogësht dhe jo plot energji. Hani një vakt të lehtë në vend. Ruani një vakt më të rëndë për më vonë gjatë ditës.

5. Shmangni përfshirjen në aktivitete të rënda

Një masazh për një orë relakson trupin dhe mendjen. Më së miri është ta lini organizmin në atë gjendje të paktën për një kohë, në vend që ta zgjoni. Gjithashtu, përfshirja në ndonjë aktivitet të mundimshëm si gjimnastika ose një sport mund të rezultojë në dëmtim të muskujve.

Në vend të kësaj, angazhohuni në aktivitete më të lehta pas masazhit. Pushoni, lexoni një libër, shikoni seriale dhe relaksohuni, bëni gjithçka që ju kënaq fizikisht dhe mendërisht. Është më mirë të rezervoni një masazh për një ditë kur e dini se do të jeni në shtëpi të paktën 4-6 orë pas tij.

Related posts

Luanesha sjellë në jetë tre luanë në Kopshtin Zoologjik

Gazetamax.mk

Shenja ‘jashtëzakonisht serioze’ e kolesterolit të lartë që mund të jetë e vështirë për t’u trajtuar

Gazetamax.mk

Ushqime të shijshme dhe bukur të dekoruara, njihuni me djalin nga Kërçova që po bën namin në Zvicër

Gazetamax.mk