GazetaMax
Lajme

Dalja e lumit Vardar nga shtrati në Zelenikovë, QMK kërkoi ulje të rrjedhës në Kozjak dhe Matkë

Shkup, 25 janar – Qendra për menaxhim me kriza kërkoi pakësim të rrjedhës në Kozjak dhe Matkë pas njoftimeve të marra përmes numrit për thirrje urgjente 112 në Qendrën rajonale për menaxhim me kriza Shkup se ka derdhje në rajonin e Zelenikovës dhe ka kapluar 15 deri 20 metra të fushave, ndërsa nëse rritet niveli i ujit, ekziston rrezik nga derdhja më e madhe dhe mundësia për vërshime të shtëpive.

“Sonte, Qendra për menaxhim me kriza, që të mbrohet popullata afër Vardarit në Zelenikovë dhe Veles nga vërshimet kërkoi të ketë qasje drejt pakësimit të rrjedhës së ujit nga hidroakumulimet Kozjak dhe Matkë, gjatë valës vërshuese të lumit Vardar në Komunën e Zelenikovës, pas paraqitjeve për dalje të lumit nga shtrati në fusha dhe përmbytja e shtëpive në Zelenikovë”, theksojnë nga QMK.

Paraqitja është marrë nga personi i punësuar nga Komuna Zelenikovë. Njoftojnë se për përballje me vërshimet nuk kanë fuqi dhe mjete nëse kjo do të ndodhë. Nga ana e QMK-së janë njoftuar Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim për ndërmarrje të masave dhe aktiviteteve në kompetenca të tyre.

“Kjo u realizua përmes Sektorit për operacione dhje koordinim të Qendrës për menaxhim me kriza drejt përfaqësuesve udhëheqës të qendrave dispeçere në ELEM dhe EMV filialet HEC Kozjak dhe Matka përmes informimit të tyre dhe kërkesës drejt tyre për t’iu qasur prodhimit të kontrolluar të energjisë elektrike dhe në mënyrë optimale, ndërkaq sa më pak rrjedhje, të ujit në digat ‘Kozjak’ dhe ‘Matka’. Ajo kërkesë është me qëllim që të mos vijë deri te dëmet më të mëdha, e me atë edhe deri te rrezikimi i jetëve të njerëzve që jetojnë në rajonin e vërshimeve apo ndodhen në afërsi, por edhe të mos ketë dëme nga vërshimet në të mirat e tyre materiale”, theksojnë nga QMK.

Related posts

Shënohet Dita evropiane e luftës kundër trafikimit me njerëz

Gazetamax.mk

Problemi me të rinjtë e pastrehë i tejkalon kapacitetet e shërbimeve sociale

Gazetamax.mk

Kryesia e lartë e shoqatës “Jehona e Malësisë” takon kongresisten Lisa Mcclain: Po meren hapa konkret për zgjedhje të lira në komunën e Tuzit

Gazetamax.mk