GazetaMax
Lajme

Panel diskutim: Dezinformatat ruse ndikojnë negativisht mbi të menduarit e njerëzve

Shkup, 26 janar – Në Maqedoninë e Veriut, ndikimi i dezinformatave ruse është vërejtur në tre narrativa, ekonomike në drejtim të bindjes se sanksionet ekonomike nuk prekin Rusinë, narrativat që përshkojnë Ortodoksinë dhe bindjet se Ukraina po e humb luftën, kjo u theksua në panelin e sotëm. “Dezinformatat ruse në narrativat dhe rastet studimore të Maqedonisë së Veriut”, si pjesë e aktiviteteve të Institutit për Media dhe Analitikë (IMA) të mbështetur nga Fondi Evropian.

Rosana Aleksoska, menaxhere e programit “Lufta kundër lajmeve të rreme dhe narrativave”, Asociacioni Civil MOST, theksoi rëndësinë e prizmit nëpër të cilin duhet analizuar propaganda, sepse siç sqaroi ajo, narrativat kanë ndikim në mënyrën e të menduarit të njerëzve.

Ajo vlerësoi se narrativat ruse, gjegjësisht ndikimi i operacioneve përmes dezinformimit dhe propagandës, janë prezente prej vitesh.

Gjithashtu theksoi se mediat sociale përdoren për luftë informacioni dhe u shpreh se nuk ka tregime dhe manipulime informacioni nga ana e Ukrainës.

Zoran Bojarovski, gazetar dhe analist, në fjalimin e tij iu referua Kishës Ortodokse Ruse dhe e karakterizoi atë si partnere të barabartë në operacionet ushtarake.

Ai analizon vizitën e delegacionit të kishës ruse, duke theksuar se ajo është përdorur me justifikimin se ishte vetëm një vizitë kishtare.

Në panel diskutimin u theksua se mënyra se si zhvillohet dezinformimi është shumë i rëndësishëm, pasi pretendohet se mund të shkaktojë pasoja si cenimi i sigurisë, nxitja e dhunës dhe gjuha e urrejtjes

Related posts

Diplomacia e shtetit/ Ku është sot Maqedonia e Veriut? (Video)

Gazetamax.mk

Ekskluzive: ETC ju dërgon në Porto për finalen e Maqedonisë me Portugalinë

Gazetamax.mk

Hartimi i Planit të Ri kombëtar për Menaxhimin me Kualitet 2023 -2025

Gazetamax.mk