GazetaMax
Lajme

Kovaçevski siguron se nuk do të ketë shok çmimesh deri në fundvit

Shkup, 26 janar – Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot kumtoi se edhe këtë vit do të vazhdojnë subvencionet me krizën ekonomike dhe energjetike për çka janë paraparë 225 milionë euro në Buxhet. Siç tha, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve, Qeveria premtoi se nuk do të ketë goditje çmimesh për qytetarët deri në fund të vitit 2023.

“Në kabinetin tim kam angazhuar këshilltarë me përvojë të madhe në ekonomi dhe energjetikë, kemi punuar natë e ditë, me plan, me njohuri dhe me angazhimet që i bënë të gjitha institucionet, u konfirmua se mundet qytetarëve t’u realizohet ajo që u është premtuar dhe të mos ketë goditje çmimesh për ta, as për kompanitë”, nënvizoi Kovaçevski.

Ai u përqendrua në dy pakot me masa antikrizë në vlerë prej 760 milionë euro të cilat, sipas Bankës Botërore, ishin më të mëdha se të gjitha vendet në rajon. E përmendi se tashmë ka ulke të çmimit të bukës, qumështit dhe vajit nëpër markete.

“U intervenua që kur filloi rritja e çmimit të energjisë elektrike. Në dhjetor të vitit 2021 u ngri çmimi i produkteve ushqimore bazë për tre muaj, bashkë me shkurtin e vitit 2022, para luftës në Ukrainë. Më pas kaluam drejt kufizimit të marzheve, masë e cila është vazhduar deri më 30 prill 2023 dhe kjo vlen për bukën e bardhë, vajin, sheqerin që ngelen me pesë për qind të marzhit të tregut, ndërsa qumështi, kaçkavalli, vezët,… janë me 10 për qind marzh. Qytetarët u siguruan se Qeveria, siç tha, nuk ka lejuar goditje çmimesh në krahasim me energjinë elektrike për popullatën dhe konsumatorët e vegjël”, potencoi kryeministri.

Lidhur me subvencionet që i shkruan në faturat e energjisë elektrike, Kovaçevski tha se janë mundësi që qytetarët të kenë pasqyrë se ku shpenzohen paratë e Buxhetit, por paraqesin edhe nxitje për kursim edhe më të madh të energjisë elektrike.

“Me kënaqësi mund të them se i kemi 15 për qind kursim të energjisë elektrike në vitin 2022 në raport me vitin 2021”, konstatoi Kovaçevski.

Related posts

Gir: Fjalët e mira nuk mjaftojnë në luftën kundër korrupsionit, qytetarët presin rezultate

Gazetamax.mk

Thyhet akulli/ Festim Halili: Lagja Teteks me femrën e parë si kryetare të Forumir rinor të BDI

Gazetamax.mk

Kojabashev: Nisma për Referendum nuk do pengojë përmbushjen e obligimeve nga Shkupi

Gazetamax.mk