GazetaMax
Lajme

LSDM: Është reale mundësia e zgjerimit të shumicës

Shkup, 28 Janar – Të hënën pritet takim i kreut të ASH-së Arben Taravari me kryemisnitrin Dimitar Kovaçevski, ku do të bisedohet rreth programit dhe kërkesave të kësaj partie për tu bërë pjesë e qeverisë.

Nga ASh kanë thënë se kërkesë kyçe janë çështjet programore. Por kjo parti njëherit kërkon që si pjesë e qeverisë ti takojnë edhe tri minsitri dhe disa drejtori të rëndësishme. Kjo parti tanimë ka formuar edhe ekipin negociatorë i cili përbëhet nga udhëheqësia e ngushtë e partisë.

Edhe nga LSDM parlajmërojnë mundësinë e zgjerimit të shumicës, me synimin  për sigurimin e 80 deputetëve të nevojshëm për ndryshimet kushtetuese.

“Rreth kësaj çështjeje edhe kryetari i LSDM-së dhe kryemisnitër Dimitar Kovaçevski ka dhënë disa herë përgjigje konkrete. Pritshmëritë janë optimiste, presim që kjo të ndodhë.”, tha Dario Nikollovski nga LSDM.

Zgjerimi i shumicës parlamentare do ta rriste efikasitetin e punës së Kuvendit sa upërket ligjeve reformuese që janë pjesë e bisedimeve për anëtarësim në BE, thonë nga LSDM.

Related posts

Emigranti humb jetën në Miravci, goditet nga treni

Gazetamax.mk

Moti sot me vranësira dhe reshje të përkohshme shiu

Gazetamax.mk

Sali për personelin mjekësor: Në dy vitet e fundit vërehet se ata që ikën po kthehen përsëri

Gazetamax.mk