GazetaMax
Lajme

Lëvizja BESA: BDI t’i sheh koalicionet me “Levicën” pro-ruse, nuk lëkundemi nga rruga e BE

Shkup, 28 janar – Vizioni ynë politik si Lëvizja BESA gjithmonë ka qenë pro-perëndimor dhe në asnjë moment nuk kemi pasur huti gjatë idealit tonë. Edhe në momente të vështira procesi integrues i vendit ka qenë prioriteti ynë, duke mos vendosur kushte apo të bëjmë propagandë ashtu siç po bën BDI gjatë gjithë kohës. Poashtu, e ardhmja jonë nuk mvaret nga asnjë subjekt tjetër politik, pasi forca dhe burimi ynë janë qytetarët e vendit. BDI gjatë këtyre 20 viteve ka qeverisur herë me VMRO-në për të cilën Ahmeti thotë se është kundër ndryshimeve kushtetuese, e herë me LSDM.

Rezultati dihet, jemi larg evropës pasi krimi dhe korrupsioni i ka gëlltitur institucionet shtetërore, prokurorinë, arsimin dhe gjykatat. 20 vite pushtet, 20 vite dështim, për këtë duhet të jap llogari Ahmeti dhe BDI, e jo të thotë shpifje e gënjeshtra për t’a mbuluar zjarrin dhe dështimet në partinë e tij.

Lëvizja BESA edhe njëherë rikonfirmon qëndrimin e saj se do t’i përkrah ndryshimet kushtetuese, pasi rruga e vendit është drejt BE-së dhe askund tjetër. Ne nuk mbajmë ISO-në e askujt, ne jemi zëri i popullit. BDI dhe “Levica” pro ruse është mirë t’i shohim koalicionet e tyre në pushtetin lokal.

Related posts

Abdulhamid Rizvani drejton partinë SPD të Leverkusenit në rrethet Rheindorf dhe Hitdorf

Gazetamax.mk

Ahmeti: 20 vjetori i dedikohet dy dekadave të ardhshme, kush është i përgaditur për këtë udhëtim, le të lidh rrypin e sigurisë

Gazetamax.mk

Marsh malor deri në Vodno me rastin e Ditës Evropiane të flamurit

Gazetamax.mk