Saturday, April 18, 2026

Lajmi në kohë reale

PDK-ja e befason Fatmir Limajn me ofertë

Lushtaku duke folur për situatën aktuale politike, dha një ide që të bëhet një bllok politik ku të ftohet Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj në mënyrë që të ndryshohet fuqia e madhe që ka për momentin Vetëvendosja.

Ai pohoi se ky është qëndrim i tij personal dhe jo i Krysisë së partisë.“Unë besoj se duhet të bëhen blloqe politike, fuqi dhe frymë politike që e ndryshojnë spektrin politik dhe e fuqinë e madhe që ka për momentin Vetëvendosja bashkë me partitë e tjera, GUXO dhe Alternativa.

Nëse ne kemi hapësirë dhe me të vërtetë e dëshirojmë që mos të krijojmë një shtet autoritar ku Albin Kurti i ka të gjitha pozitat edhe padrejtësisht vendos për shumë çështje duke shkel edhe dinjitetin e njerëzve atëherë është koha që ne si parti politike të reflektojmë dhe t’i afrojmë ato parti me të cilat kemi përafrim edhe të parimeve edhe të vlerave edhe të rrugëtimit politik. Për mua personalisht, nuk është qëndrim i Kryesisë së partisë, është që të ketë afrim edhe me zotin Limaj pse jo edhe me Ramush Haradinaj që të bëjmë një bllok politik i cili me të vërtetë i mbron vlerat edhe historike por edhe jep alternativë që të ketë mundësi që të kandidojë edhe për pozitën e parë të partive politike” deklaroi Lushtaku.
Lushtaku tha se ka vullnet tek gjenerata e re që me i tejkalu ndasitë.

“Unë shoh vullnet sidomos tek gjenerata e re e politikanëve që kanë vullnet me tejkalu ndasitë e ndryshme.

Kur ta shohim Vetëvendosjen si formësim, shohim se ka nga të majtët, të djathtët, klasikëve të moderuarit dhe të gjithë janë në një parti politike dhe atyre nuk ju pengon kjo pjesë.

Ata ndoshta kanë qëllim vetëm karrigen e pushtetit por nëse ne me të vërtetë e duam Kosovën duhet t’i lëmë anash ndasitë tona dhe duhet të bëhemi bashkë që mos me ia mundësu me kriju një shtet plotësisht autoritar çfarë po tenton me e bë Albin Kurti edhe Vetëvendosja”
“Duhet të ndryshoj komunikimi dhe duhet të bëhet më i hershëm dhe jo në fund të afateve ligjore.

Ndoshta do të mendojmë përtej koalicioneve parazgjedhore apo për shkrirje të një partie, dihet që Fatmir Limaj ka qenë edhe themelues i PDK-së, po kjo sigurisht që nuk bëhet vetëm nga një përfaqësues i partisë politike apo një anëtar i Kryesisë, unë e shoh që ka vullnet me ndryshu këtë pjesë. Unë sigurisht që brenda partisë kam lobu dhe do të loboj prapë sepse nëse dëshirojmë me të vërtet të jemi alternativë edhe për shoqërinë në Kosovë edhe të jemi në garë në aspektin e rritjes së votave, atëherë sigurisht që duhet t’i mbledhim të gjithë aleatët për të dalë sa më mirë në zgjdhjet e ardhshme.

Deri tani me Haradinajn nuk është bisedu, sigurisht në aspektin e takimeve të shkurta në kafe gjatë seancave e kemi lëshu si bisedë por besoj se edhe këto diskutime që i bëjmë edhe në mënyrë publike, janë shenja që tregojnë që dikush brenda partive politike ka diskutim të tillë që me ndryshu forcat politike brenda vendit. Eshtë koha tani që mos me lënë një parti politike me vendos vetëm” deklaroi Lushtaku në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”

Latest Posts

Mos e humb lajmin