GazetaMax
Lajme

Gjendet dhe kthehet në burg i arratisuri Arif Alili nga Kërçova

Shkup, 31 janar – Policia ka gjetur dhe arrestuar të burgosurin e arratisur nga burgu i Shutkës, Arif Alili nga Kërçova. Ai duhet të vuajë eedhe tetë muaj nga gjithsej 3 vite burg. Këtë informatë e ka konfirmuar edhe vet drejtori i burgut Filip Andov, informon Zhurnal.

“I dënuari është gjetur dhe kthyer në burg. Para se të largohet nga burgu ishte i vendosur në repartin e hapur. Me veprimin e tij që kreu, tani ai do të vendoset në repartin e mbyllur”, thotë Andov për A1on.

I pyetur pse nuk kanë parandaluar ikjen e tij ai tha:

“Duhet të respektojmë rregullat, si të burgosurit ashtu edhe ne. Nuk mund të funksionojmë si logor, por si institucion risocializimi. I dënuari për të cilin pyetni ka patur sjellje të mirë, nuk ka shkelur rendin shtëpiak, ka vepruar sipas të gjitha rregullave. Dhe për këtë pati qenë i vendosur në pjesën e hapur ët burgut. Pas ngjarjeve të fundit, ai tani do të vendoset në pjesën e mbyllur, që të mos përsëritet ajo që ndodhi”, thotë Andov./Zhurnal.mk

Related posts

Identifikohen personat e përfshirë në ngjarjen që ndodhi në Kumanovë

Gazetamax.mk

E punësoi, e vrau dhe e hodhi në rrugë lakuriq! Ekzekutimi makabër i Eraldo Nevruzit

Gazetamax.mk

Ajri i ndotur vret mbi një mijë qytetarë në vit

Gazetamax.mk