GazetaMax
Lajme

FMN i rriti pikëpamjet për rritjen globale për këtë vit

Shkup, 31 janar – Fondi monetar ndërkombëtar sot i rriti pak pikëpamjet për rritjen globale në vitin 2023 për shkak të kërkesave “befasisht rezistuese” në SHBA dhe Evropë, shpenzimet më të ulëta për energji dhe hapjen e sërishme të ekonomisë kineze pasi që Pekini i zbuti kufizimet e rrepta për Kovod-19.

FMN kumtoi se rritja globale megjithatë do të shënojë rënie në 2,9 për qind prej 3,4 për qind në vitin 2022, por parashikimet e tij më të reja për perspektivën ekonomike botërore tregojnë përmirësim lidhur me parashikimet nga tetori për 2,7 për qind këtë viti me paralajmërim se bota lehtë mund të bjerë në recesion.

Për vitin 2024, FMN tha se rritja globale pak do të përshpejtohet deri 3,1 për qind, por ajo është një e dhjeta e pikës procentuale nën parashikimin e tij të tetorit, sepse i tërë kontributi i rritjeve të ashpra të normave të interesit të bankave qendrore e ngadalëson kërkesën.

Ekonomisti kryesor i FMN-së, Pjer-Olivie Gurnishas tha se rreziqet nga recesioni janë ulur dhe bankat qendrore po arrijnë përparim në kontrollin e inflacionit, por nevojitet më shumë punë në mënyrë që të ruhen çmimet dhe çrregullimet e fundit mund të vijnë për shkak të eskalimit të mëtejmë të luftës në Ukrainë dhe luftës së Kinës kundër Kovid-19.

“Duhet të jemi të përgatitur ta presim të papriturën, por kjo mund të paraqesë kthesë, me arritje të rritjes dhe rënies së inflacionit”, u tha Gurnishas gazetarëve për pikëpamjet për vitin 2023.

Në parashikimin e vet për BPV-në për vitin 2023, FMN kumtoi se tani pret rritje të BPV-së në SHBA prej 1,4 për qind, që është 1 për qind më shumë se parashikimi në tetor dhe pas rritjes prej 2 për qind në vitin 2022.

Related posts

Ushton “Raspukala Sar Planina” në Vijcë të Tetovës, 30 metër afër varrezave të dëshmorëve

Gazetamax.mk

Ahmeti: Ministrat shqiptar në qeveri punojnë për të gjithë qytetarët

Gazetamax.mk

Abazoviq flet si kryeministër: Jam gati dhe shumë optimist

Gazetamax.mk