GazetaMax
Lajme

Shqyrtohet raporti vjetor i funksionimit të ATO-s

Shkup, 31 Janar – Gjatë vitit 2022, për punën e Agjencisë Operative Teknike për vitin 2022, për nevoja të organeve të autorizuara në ATO teknikisht ka  ndërmjetësuar 369 aktivizime të reja të masës së ndjekje të komunikimeve dhe 328 vazhdime të së njëjtës masë, thuhet në raportin vjetor të funksionimit të Agjencisë Operative Teknike për vitin 2022, të cilin e shqyrtoi Komisioni parlamentar për mbikëqyrjen e zbatimit të masave të ndjekjes së komunikimeve pranë kuvendit.

“Nga numri i deklaruar prej 369 aktivizimesh të reja të masës së monitorimit të komunikimeve me ndërmjetësim teknik të ATO-s në vitin 2022, 278 aktivizime të masës ishin për nevoja të Ministrisë së Brendshme. Nga 328 vazhdimit të masës, 149 ishin për nevoja të Ministrisë së Brendshme.”, – deklaroi drejtori i ATO-s, Zoran Angelovski.

ATO edhe më tej funksionon në hapësira të huazuara që përbën problem serioz për punën e saj, thotë drejtuesi i kësaj agjencie.

“Për momentin ne jemi duke negociuar ose do të fillojmë negociatat me Telekomin për dhënien me qira të hapësirave më tej, ndërkohë që qeveria, komisioni dhe kuvendi janë njoftuar disa herë këto vite se ky është një problem serioz për punën e ATO-s. Ne nuk kemi hapësirën tonë dhe pajisjet që kemi janë mjaft specifike dhe në një farë mënyre është e palogjikshme të jemi në kushte të tilla. Pres të vazhdojmë kontratën me Telekomin.”, – theksoi drejtori i ATO-s, Zoran Angelovski.

Në përputhje me planin për kryerjen e mbikëqyrjes profesionale mbi punën e operatorëve, gjatë vitit të kaluar janë kryer pesë mbikëqyrje të rregullta profesionale nga Komisioni kompetent ATO-s pranë operatorëve telekomunikues – Telekomi, A1- Maqedoni, Neotel, Telekabel dhe MTel.

Related posts

Nesër protestohet para “Higjienës Komunale”, Mazneva i ka larguar nga puna 112 punëtorë

Gazetamax.mk

Kriza ekonomike me çmime maramendëse, qytetarët: Vështirë i’a dalim

Gazetamax.mk

Ganiu dhe Purrini, takim me kryetarin e komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimin

Gazetamax.mk