GazetaMax
Lajme

6 muaj bisedime ende pa ofertë konkrete! A po e tall LSDM – ASH-në e Taravarit?

Ka pothuajse gjashtë muaj që flitet për hyrjen e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri. Edhe pse ditëve të fundit bisedimet janë më intensive, megjithatë ende, në asnjë moment nuk është folur për ndarje konkrete të resorëve. Edhe dje, pas takimit të kryetarit të ASH-së, Arben Taravari me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, nuk është biseduar për ndarje të resorëve, ose cila ministri do t’i kishte takuar Aleancës. Në rast se nuk ka ende diçka zyrtare, dhe se gjitha informacionet janë vetëm jozyrtare dhe nuk ka asgjë konkrete, atëherë parashtrohet pyetja: nëse vërtet partnerët e koalicionit dëshirojnë ta marrin ASH-në në Qeveri, pse nuk i shtrojnë ofertë konkrete në tavolinë dhe se cila është arsyeja për stërzgjatje të këtij procesi? Më tepër kjo po i ngjason një tallje ndaj ASH-së, e cila, tani më edhe nuk di si të sillet në opinion, të luaj rolin e opozitarit, apo të sheh veten si pjesë e pushtetit. E gjithë kjo situatë po i shkon në dëm Aleancës, duke e rënduar edhe më tepër rrugëtimin e saj politik.

Related posts

Gastronomët përballen me vështirësi të shumta

Gazetamax.mk

Në 8 muaj numri më i lartë i migrantëve të parregullt shënuar në 6 vjet

Gazetamax.mk

Petrovska: Realiteti i sigurisë në Evropë bën thirrje për siguri të përforcuar kolektive

Gazetamax.mk