GazetaMax
Lajme

UNHCR: Maqedonia e Veriut deri tani ka pranuar 6 mijë refugjatë ukrainas

Shkup, 1 shkurt – Maqedonia e Veriut deri më tani ka pranuar 6,000 refugjatë ukrainas të cilët është dashur të largohen nga vendi i tyre si rezultat i luftës atje, tregojnë të dhënat e UNHCR-së dhe Agjencisë së BE-së për azil.

Sipas institucioneve, këto shifra janë deri në janar 2023 dhe vendi ynë është në vendin e dytë për nga numri i ukrainasve të pranuar në krahasim me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Nga rajoni, Mali i Zi priti më së shumti refugjatë, 32,000, Serbia pranoi 2,700 ukrainas, Shqipëria 2,300, BeH 100. Kosova priti vetëm 13 gazetarë nga Ukraina, ndonëse më herët kishin shprehur gatishmërinë për të pritur 5000 refugjatë dhe 20 gazetarë.

Tre vendet kryesore evropiane që kanë pranuar më shumë refugjatë ukrainas janë Polonia me 1.6 milionë, Gjermania me një milionë dhe Republika Çeke me 476,000.

Related posts

Drejtori i Ujësjellësit, Zeqiri me apel: Në këto ditë të nxehta vere, ju lutemi që të bëni kujdes me përdorimin e ujit , shfrytëzojeni me mençuri dhe shmangni shpërdorimin

Gazeta Max

Pak në Shutkë, pak në Strugë e pak në shtëpi, Orce Kamçev e përfundoi dënimin me burg

Gazeta Max

Kontrolle aksionare në objektet hotelierike – të arrestuar për drogë dhe armë në Shkup dhe Kumanovë

Gazeta Max