GazetaMax
Lajme

Spasovski me falenderim për policinë, qytetarët dhe punëtorët mediatik

Shkup, 5 shkurt – Si para varrit të kolosit Dellçev, te kisha “Shën Spasi”, poashtu edhe në pikë kalimet kufitare, policia e Maqedonisë ishte në krye të detyrës dhe me sukses e realizoi këtë ngjarje të shkallës më të lartë të sigurisë-shembull eklatant për atë se si vepron policia e rangut evropian, shkroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Sasovski në profilin e tij në Fejsbuk.

Ministri dërgoi urime për profesionalizmin dhe përkushtimin nga ana e të gjitha njësiteve organizative pranë MPB-së gjatë realizimit të shkëqyeshëm të planit operativ në pjesën e ruajtjes së sigurisë gjatë shënimit të ditëlindjes të Goce Dellçevit.

“Falenderim edhe për qytetarët, mediumet dhe punëtorët mediatik të cilët kishin mirëkuptim dhe në mënyrën më profesionale dhanë kontributin e tyre për shënim dinjitoz të kolosit Goce Dellçev dhe gjithsesi siç potencova edhe më parë: policia e Maqedonisë nuk do të lejojë përbuzje të popullit maqedonas”, shkroi Spasovski në Fejsbuk.

Related posts

Gjendet një trup i pajetë në Vardar, me gjasa bëhet fjalë për personin që dje kërceu në lumë

Gazeta Max

Moti sot me vranësira dhe me shi

Gazeta Max

S’ka ilaçe për të prekurit me epilepsi

Gazeta Max