GazetaMax
Lajme

A do të krijon përçarje të madhe te të gjitha blloqet politike hyrja e ASH në Qeveri?!

Shkup, 5 shkurt – Gjithnjë e më shumë janë shtuar zërat se kanë mbetur edhe pak ditë që Aleanca për shqiptarët të bëhet pjesë e shumicës parlamentare që drejtohet nga LSDM e Kovaçevskit edhe pse kjo parti si partitë tjera është ndarë thuajse në dy tabore, në ata që duan të bëhen pjesë e qeverisë dhe ato që janë kundër hyrjes së ASH në qeveri në këto momente, madje ka zëra se thuan ASH duhet të hyjë në qeveri pas zgjedhjeve dhe nga dera e madhe e jo nga kapexhiku, shkruan Zhurnal.mk.

Edhe tek BDI e Ahmetit po vlon tash e një kohë por kulmi po arrihet në momentin që ASH do bëhet pjesë e Qeverisë, ndërsa si duket hendeku dhe përçarja e madhe po bëhet tek të gjitha blloqet politike si tek ato shqiptare poashtu edhe tek ato maqedonase, ndërkohë që një krizë të madhe po e përjeton edhe BDI pas pakënaqësive të Grupit të Zjarrit të cilët kërkojnë me çdo kusht ndryshime në qeveri, pra largimin e ministrave aktuale dhe zëvendësimin e tyre me të rinj.

Sipas burimeve të Agjencisë Zhurnal, edhe tek partia e Afrim Gashit ka shumë pakënaqësi lidhur me vendosjen e hyrjes së ASH në Qeveri, atje tashmë hapur kundërshtojnë këtë vendim kurse thuhet se Gashi nuk i ka nën kontroll deputetët e kjo u dëshmua dje kur Skender Rexhepi Zejd doli para qytetarëve për të dhënë llogari për punën e tij si deputet.

Kur jemi tek LSDM, edhe partia e Kovaçevskit ka shumë probleme për faktin se me hyrjen e ASH në qeveri shumica e ministrave do bëhen shqiptar dhe përqindja e ministrave maqedonas do të bie ndër 50%, gjë që nuk ju pëlqen aspak maqedonasve dhe partisë së tyre në pushtet, shkruan Zhurnal.mk.

Related posts

Në Tiranë konferencë ministrore për heqjen e barrierave për turizmin në Ballkanin Perëndimor

Gazetamax.mk

Bogoevski: Gruevski nuk ka vuajtur asnjë ditë nga pasojat e keqpërdorimit të pushtetit

Gazetamax.mk

Maqedonia dhe Shqipëria do të mbajnë mbledhje të përbashkët qeveritare më 14 nëntor

Gazetamax.mk