GazetaMax
Lajme

Muhamed Zekiri assesi të shërohet, përsëri mungon në gjykim

Shkup, 7 shkurt – Në gjykatën penale sot përsëri u shtye seanca gjyqësore për Muhamed Zekirin. Arsyeja është përsëri mungesa e Zekirit dhe pamundësia e sjelljes së tij në gjykatë nga ana e policisë, informon Zhurnal.

Gjykatësja Fanka Jançuleva Mihaillovska tha se policët ishin për ta marë Zekirin nga paraburgimi shtëpia, por nuk kanë arritur ta marin sepse u është thënë se Zekiri është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Nuk është prezent i akuzuari Zekiri, i cili nuk u soll nga paraburgimi shtëpiak. Në ora 9 nga ana e SP Karposh është bërë përpjekje për sjelljen e të akuzuarit dhe është konstatuar se i njejti nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, e për çka përsëri është thirrë ndihma e shpejtë. Deri në këtë moment nuk kam informatë nëse ka arritur ndihma e shpejtë. Gjykata ka konstatuar se më datën 03.02.2023 është dotëruar kërkesë për shtyerjen e debatit kryesor nga shoqata e avokatëve “Pepelugovski” me arsyetim – raport psikiatrik nga data 01.02.2023, e përgatitur nga Euromedica përmes mjekut Aleksandar Maricikiq”, tha gjykatësja Jançuleva Mihaillovska.

Kjo është shtyerja e dytë me radhë për këtë lëndë në dy javë. Edhe e para u shtye për arsye të njejta.

Sa për informata më të detajuara, Zekiri nuk është se vuan nga ndonjë sëmundje por arsyetimi është se ai po vuan nga humbja e vëllait një muaj më parë. Ish drejtori i Zef Lush Markut, Faruk Zekiri i cili ndërroi jetë muaj më herët, ishte vëllau i Muhamed Zekirit./Zhurnal.mk

Related posts

Stojanovska: LSDM po kërkon shpëtim dhe të ndajë përgjegjësinë

Gazetamax.mk

Shqiptohen 166 kundërvajtje trafiku në Shkup, 37 për tejkalim të shpejësisë së lejuar

Gazetamax.mk

PLD: Nuk është koha për zgjedhje të parakohshme, të zhbllokohet puna e Kuvendit

Gazetamax.mk