GazetaMax
Lajme

Shtyhet seanca për rastin “Llaskarca”, mungoi inspektuesi Zekirija Zekiri

Gjykimi për rastin “Llaskarca” është shtyrë përshkak se në seancë nuk u paraqit inspektuesi Zekirija Zekiri, informon Zhurnal.

Siç thuhet në njoftimin e këshillit gjyqësor, Zekirija Zekiri përmes anëtarëve tjerë të grupit që e ka përgatitur superekspertizën, ka njoftuar se përshkak problemeve shëndetësore, nuk mund të vijë në seancën e sotme.

Prokurori publik Darko Jakimovski ka kërkuar nga gjykata që seanca e sotme të shtyhet sepse koncepti i inspektimit bazohet pikërisht mbi dëshminë e këtij personi.

Zekirija Zekiri edhe në seancën e kaluar tregonte për rrethanat e konfirmuara nga super ekspertiza e autobusit.

Të akuzuar në këtë rast janë Durmish Beluli, pronar i kompanisë Durmo Turs, si dhe Remzi Miftari, Manoil Trifunovski, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski./Zhurnal.mk

Related posts

Drejtori i ri i ASK-së Zare Milloshevski ka firmosur shtetësinë për Onishçenkon

Gazeta Max

Këshilltari i Putinit jep dorëheqjen dhe ia “mbath” nga Rusia

Gazeta Max

Cilësia e ulët e arsimit largon studentët jashtë vendit?

Gazeta Max