GazetaMax
Lajme

LSDM: VMRO-DPMNE punon në prishjen e marrdhënieve me Bullgarinë

Shkup, 7 shkurt – VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski janë rob të Dimitar Apasievit dhe Levicës. Ata qëndrojnë në anën e kundërt të interesave nacionale dhe shtetërore. Kështu thuhet sot në komunikatën e partisë maqedonase në pushtet, LSDM, informon Zhurnal.

Sipas tyre, pohimet e VMRO-së për marrdhënie të prishura me Bullgarinë janë thjeshtë politika për krijimin e tensioneve dhe konflikteve.

“Përkundër kësaj, Qeveria e udhëhequr nga LSDM po ndërton marrdhënie të mira me shtetet fqinje, por edhe me gjithë botën demokratike, me qëllim integrimin e përshpejtuar në BE.

VMRO-DPMNE qartë po e tregon qëllimin e saj, pengesë në rrugën europiane, prishje të marrdhënieve me Bullgarinë fqinje”, thuhet mes tjerash në kumtesë.

Sipas LSDM-së, VMRO-DPMNE dhe Mickoski prësëri duan ta kthejnë shtetin prapa në përçarje dhe izolim, e hidhëruar me fqinjët, siç bënë për 11 vite me radhë por siç shtojnë, kjo nuk do të ndodhë./Zhurnal.mk

Related posts

Filloi dialogu social për marrëveshje të re të përgjithshme kolektive me rritjen e përfshirë të pagave për të gjithë në sektorin publik

Gazetamax.mk

Nga Bukureshti, Bujar Osmani zëshëm shpreh mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO (Video)

Gazetamax.mk

Rexhepi: Shpëtimi i Qeverisë nga mosbesimi, ishte gjëja e duhur

Gazetamax.mk