Shkup, 7 shkurt – Njëzetë e katër pjesëtarë të Armatës, në mesin e të cilëve edhe dy persona udhëheqës me qen shërbimi, 10.000 batanije dhe 200 veshje mjekësore dërgohen për ndihmë në Turqi pas tërmetit të fuqishëm i cili dje e goditi vendin
Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dërgohen 40 persona – pjesëtarë të forcave republikane për mbrojtje dhe shpëtim, me pajisje komplete të specializuar dhe mjete materiale – teknike për kërkim dhe shpëtim nga rrënojat, gjashtë automjete për transport të pajisjeve dhe njerëzve dhe dy automjete zjarrfikëse.
Ministria e Financave është e obliguar që në Qeveri të dërgojë vendim për miratimin e mjeteve nga rezervat e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023, në vlerë prej 6 milionë denarë për ndihmë për të goditurit në tërmetin katastrofal.
Detyrime ka edhe për institucionet e tjera në mesin e të cilëve edhe për Ministrinë e Shëndetësisë, në kuadër të kompetencave të saj, urgjentisht të përgatisë dhe në Qeveri të dërgojë vendim për sigurimin e ndihmës në personeli mjekësor, pajisje mjekësore dhe ilaçe.
“Ngushëllojmë miqtë tanë për pasojat e tmerrshme nga tërmeti dhe do të ndërmarrim gjithçka që është e mundur në përpjekjet për shpëtimin e jetëve nga rrënojat dhe mbështetje të popullatës së goditur”, shkroi kryeministri Dimitar Kovaçevski në profilin e tij në Fejsbuk.
Qeveria dje në mbledhje të jashtëzakonshme mori vendim për dërgimin e ndihmës emergjente në Turqi pas tërmetit katastrofal në të cilin ka humbje të mëdha të jetëve, të lënduar dhe dëme të mëdha materiale. Sipas informacioneve të fundit, në tërmet jetën e humbën të paktën 4.800 persona.