GazetaMax
Sport

Rivalët njëzëri e duan ndëshkimin e Manchester Cityt – pas 100 shkeljeve të FFP

Rivalët e Ligës Premier po kërkojnë që Manchester City të dënohet rëndë nëse shpallet fajtor për më shumë se 100 shkelje të rregullave të Fair Play-it Financiar.
Klubi nga Etihad mbeti i habitur pasi zyrtarët e ligës hodhën akuzat e paprecedentë pas një hetimi katërvjeçar në çështjet financiare.
Dhe ndërsa City i zemëruar këmbënguli se ata do të “shfajësoheshin”, klubet e Ligës Premier po kërkojnë ndëshkim dhe një vendim të shpejtë para fundit të sezonit.
“Nëse këto akuza vërtetohen, duhet të ketë dënimin e duhur – dhe e vetmja e përshtatshme është që ato të bien nga kategoria”, ka thënë njëri nga përfaqësuesit e këtyre klubeve për MailSport.
“Ne po flasim për një dekadë abuzimesh të supozuara dhe duam që Liga Premier të bëjë gjënë e duhur”.
City akuzohet se ka fshehur burimin e vërtetë të të ardhurave të miliona eurosh.
Këto para, të pretenduara se kanë qenë të ardhura të ligjshme nga sponsorizimet nga kompanitë me bazë në Gjirin Persik, duke përfshirë Etihad Airëays dhe gjigantët e investimeve Aabar, pretendohet se i kanë në fakt drejtpërdrejt nga pronarët e klubit, Abu Dhabi United Group.
City akuzohet gjithashtu se ka paguar në mënyrë efektive Mancinin përmes dy llogarive të ndara – rrogën zyrtare prej dy milionë euro përmes librave të klubit dhe 2.3 milionë e mbetura përmes klubit të Sheikh Mansourit në Abu Dabi, Al Jazira.
Por, klubet rivale po bëjnë presion për një “gjykim” të shpejtë pasi duan të vendoset ndonjë dënim për këtë sezon në vend që City të lejohet ta zvarritë çështjen. 

Related posts

Tatum spektakolar, Boston marrin fitoren e gjashtë radhazi

Gazetamax.mk

Gerrard po e blenë yllin e Interit

Gazetamax.mk

Lider i vërtet i këtij Real Madridi – momenti kur Benzema ia ofron mundësinë për het-trik Rodrygos duke e pyetur se a dëshiron ta gjuajë penalltinë

Gazetamax.mk