GazetaMax
Lajme

Rrëzimi i ashensorit me 5 familjarë brenda, policia e Tiranës jep detaje

Shkak i rrëzimit të ashensorit në një pallat në rrugën “Aleksandri i Madh” në zonën e Astirit në Tiranë ishte mbingarkesa. Sipas policisë në ashensorin që u rrëzua nga kati i 5 në katin 0 kishin hipur 5 persona, në një kohë që kapaciteti ishte 2 deri në 3 persona. Në ashensor kishin hipur 5 anëtarë të së njëjtës familje por dy bashkëshortët kanë pësuar dëmtime.

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për ngjarjen e ndodhur në rrugën “Aleksandri i Madh”, ku ashensori i një pallati ra nga kati i pestë në katin zero, ju informojmë se nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkaku i rënies së ashensorit ka qenë tejkalimi i kapacitetit, pasi në ashensor kishin hipur 5 persona, ndërkohë që kapaciteti i lejuar ishte 2-3 persona. 2 personat e dëmtuar, pasi kanë marrë mjekimin në spital, janë larguar në banesë, ndërsa 3 të tjerët nuk kanë pësuar dëmtime. Materialet për këtë rast u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim”, njoftim policie.

Related posts

Shkakton aksident trafiku dhe ikë, tre kosovarë e sulmojnë fizikisht

Gazeta Max

Lufta kundër krizës energjetike dhe të çmimeve: Masat qeveritare, qëndrueshmëria fiskale dhe reformat në financat publike

Gazeta Max

Ramiz Merko bojkoton aktivitetin partiak të BDI-së në Strugë

Gazeta Max