GazetaMax
Lajme

Kostadinovska-Stojçevska: Zyra e UNESKO-s në Ohër konfirmim i politikave tona për ruajtjen e statusit të Rajonit të Ohrit

Paris, 7 shkurt – Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska – Stojçevska sot, në kuadër të vizitës zyrtare në Paris, realizoi takim me Ernesto Otone, ndihmës-drejtor i përgjithshëm i UNESKO-s për kulturën dhe me drejtorin e Qendrës për trashëgimi botërore të UNESKO-s, Lazare Eloundu Asomo.

Ajo paralajmëroi hapjen e zyrës së UNESKO-s në Ohër.

“Në Ohër do të hapim zyrë të UNESKO-s me çka i konfirmojmë angazhimet tona për përforcim, menaxhim dhe promovim në ruajtjen e statusit të rajonit të Ohrit”, potencoi ministrja Kostadinovska- Stojçevska.

Në takim u përshëndetën angazhimet midis qeverive dhe komisioneve nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë lidhur me implementimin e rekomandimeve të UNESKO-s që kanë të bëjnë me rajonin e Ohrit.

Kostadinovska – Stojçevska potencoi se Qeveria mbetet tërësisht e përkushtuar në implementimin e suksesshëm të Konventës për trashëgimi botërore dhe në bashkëpunim me të gjitha institucionet shtetërore relevante, komunat si edhe me shoqërinë civile, i intensifikon angazhimet për implementimin e rekomandimeve që dalin nga vendimet e Komitetit për trashëgimi botërore dhe të Misioneve reaktive për monitoring.

Ministrja e Kulturës informoi edhe se si dokument të përbashkët me Republikën e Shqipërisë është dorëzuar edhe Raporti i azhurnuar për gjendjen me mbrojtjen e Trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Rajonit të Ohrit dhe progresin në zbatimin e rekomandimeve nga Vendimet e Komitetit për trashëgimi kulturore, me Planin Strategjik për rehabilitimin e Trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Rajonit të Ohrit (2023-2030).

Kostadinovska- Stojçevska potencoi se jemi të vetëdijshëm për nevojën e angazhimeve të mëtejme të vazhdueshme në pajtim me rekomandimet për përballje me kanosjet e idnetifikuara dhe shfaqi shpresë se në sesionin e 45-të të Komitetit për trashëgimi botërore, që do të mbahet në shtator në Riad, Arabia Saudite, do të miratohet vendimi me të cilin Trashëgimia natyrore dhe kulturore e rajonit të Ohrit do të mbetet në Listën e trashëgimisë botërore.

Vendi këtë vit e shënon 30-vjetorin e anëtarësimit në UNESKO. Në selinë e UNESKO-s në Paris, nga 7 deri më 10 shkurt mbahet sesioni i 16-të i Komitetit ndërqeveritar për mbrojtjen dhe zhvillimin e diversitetit të shprehjeve kulturore.

Related posts

Gjykata Kushtetuese sot diskuton për “dita e diel ditë jo pune”

Gazetamax.mk

Mikja e shqiptarëne në Itali kandidate për presidente në Umbria

Gazetamax.mk

EDITORIAL / Heqja e vetos në funksionimin e BE-së do të lejojë integrimin sa më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor!

Gazetamax.mk