GazetaMax
Lajme

Ministri Sali thërret punonjësit shëndetësor të paraqiten vullnetar për në Turqi

Shkup, 7 shkurt – Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, përmes rrjeteve sociale ka bërë thirrje deri te mjekët dhe punonjësit shëndetësor, për t’u paraqitur vullnetar për ndihmë në Turqi, informon Zhurnal.

Ai bën thirrje deri te punonjësit shëndetësor të cilët janë të gatshëm në aktivitete humanitare.

“Thërras të gjithë ata që janë të gatshëm të marin pjesë në aktivitetet humanitare në Republikën e Turqisë pas tërmetit shkatërrues. Dija dhe përvoja juaj në fushën e mjekësisë është e paçmueshme dhe çdo ndihmë në raste të tilla është e mirëseardhur”, tha Sali.

Ministri bëri thirrje të bashkangjiten dhe të tregojnë solidaritetin dhe dijen me qëllim që t’u ndihmohet atyre që më së shumti kanë nevojë./Zhurnal.mk

Në vijim mund të plotësoni FORMULARIN

Related posts

1 milion euro nga shteti për çdo mërgimtar që investon në Maqedoni

Gazeta Max

Mogerini: Fillimi i negociatave me Shkupin e Tiranën është në interes të BE-së

Gazeta Max

Shkup: Arrestime për drogë në disa lokacione – Ndër ta edhe një shtetas turk

Gazeta Max