GazetaMax
Lajme

Ministri Sali thërret punonjësit shëndetësor të paraqiten vullnetar për në Turqi

Shkup, 7 shkurt – Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, përmes rrjeteve sociale ka bërë thirrje deri te mjekët dhe punonjësit shëndetësor, për t’u paraqitur vullnetar për ndihmë në Turqi, informon Zhurnal.

Ai bën thirrje deri te punonjësit shëndetësor të cilët janë të gatshëm në aktivitete humanitare.

“Thërras të gjithë ata që janë të gatshëm të marin pjesë në aktivitetet humanitare në Republikën e Turqisë pas tërmetit shkatërrues. Dija dhe përvoja juaj në fushën e mjekësisë është e paçmueshme dhe çdo ndihmë në raste të tilla është e mirëseardhur”, tha Sali.

Ministri bëri thirrje të bashkangjiten dhe të tregojnë solidaritetin dhe dijen me qëllim që t’u ndihmohet atyre që më së shumti kanë nevojë./Zhurnal.mk

Në vijim mund të plotësoni FORMULARIN

Related posts

Anketa e Portalb/ Mexhiti me 10% në epërsi ndaj Bujar Osmanit

Gazeta Max

Në Krushevë dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës deri në 20 metra

Gazeta Max

Kovaçevski: Kadastra europiane për shërbime sipas standardit

Gazeta Max