GazetaMax
Lajme

Ky është doktori i parë shqiptar për Etnologji dhe Antropologji

Shkup, 7 shkurt – Temën e doktoratës në Institutin për Etnologji dhe Antropologji në kuadër të Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup, sot e mbrojti Rini Useini me titull “Studime etnologjike dhe antropologjike të aspektit ekonomik të dasmës shqiptare në kushte bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut”.

Me mbrojtjen e kësaj teme, Rini Useini bëhet doktori i parë shqiptar për Etnologji dhe Antropologji.

Gjatë evaulimit të temës, Useini tha se do të bëjë përpjekje në bashkëpunim me kolegë të Kosovës dhe Shqipërisë që studime për këto fusha të ketë të paktën në nivel themelor te studimeve shkencore.

Sipas Useinit, në Maqedoninë e Veriut numri i etnologëve, antropologëve dhe folkloristëve nuk kalon shifren e pesë studiuesve me bazë të tillë studimore. Këto fusha janë mbuluar nga profesorë të Gjuhësisë dhe Letërsisë, Historisë dhe shkencave të tjera të përafërta.

“Absurdja është që këto lëmi nuk janë të përfaqësuar tek shqiptarët e Maqedonisë. Edhe në Kosovë dhe Shqipëri nuk ka katedra që kanë studime të doktoraturës për këto fusha me rëndësi për identitetin tonë kulturor”, shprehet Useini.

Etnologjia dhe Antropologjia janë dy sfera që kanë synim studimin dhe hulumtimin e etnokulturës, zhvillimeve kulturore, traditës dhe modernitetit.

Related posts

LSDM: Mickoski duhet t’u kërkojë falje qytetarëve për të gjitha gënjeshtrat deri tani

Gazeta Max

Qeveria inicon heqjen e shtetësisë së Onishçenkos

Gazeta Max

Alarmet e rreme për bomba shkaktojnë frikë te fëmijët

Gazeta Max