GazetaMax
Lajme

Konstatimet e Institutit Kombëtar Demokratik, gratë më të zëshme për dhunën me bazë gjinore

Shkup, 7 shkurt – Zëri i grave në media është i zëshëm kur bëhet fjalë për dhunën me bazë gjinore, burrat flasin më pak për këtë temë, por janë bashkëbisedues të shpeshtë në emisione për zhvillimet ekonomike dhe politike.

Me këtë konstatim ka dalë Instituti Kombëtar Demokratik pas analizimit  të televizioneve.  Me këtë konstatim pajtohen edhe autoritetet vendase.

“Ajo që mua më pengon është se kur bëhet fjalë për çështje gjinore, në këtë temë përgjithësisht flasin vetëm gratë. Ndërsa, për barazi gjinore nuk duhet të flasin vetëm gratë, por duhet gjithnjë e më shumë të përfshihen edhe burrat. Ndërsa, për tema aktuale, të rëndësishme politike flasin vetëm burra. Edhe kjo s’duhet të jetë kështu, duhet të përfshihen dhe të flasin edhe gratë.”, – deklaroi  ministrja e punës dhe politikës sociale, Jovanka Trençevska.

Dhe Agjencia për Media Audio dhe Audiovizive në hulumtimin e saj tre vjet më parë, arriti në përfundimin se kur partitë kanë një kandidat mashkull dhe një femër, gratë përfaqësoheshin më rrallë se burrat dhe kur kishte debate politikanët ishin më dominues, megjithëse ndoshta politikanet femra janë ekspertë të fushës që po diskutohet.

“Është çështje për të cilën duhet të punojnë vetë partitë politike, të cilat duhet të jenë të vetëdijshëm se kur i planifikojnë pjesëmarrjet në emisione debatuese është e nevojshme të udhëhiqen edhe nga ajo se edhe gratë janë ekspert të temave të ndryshme dhe duhet  të jenë aktive.”, – u shpreh Emilia Petreska.

Beteja që po bëjmë është gjithëpërfshirëse, thotë Agjencia, ajo prek si mediat, ashtu edhe partitë politike. Rritja e ndërgjegjësimit për të ngritur çështjen e barazisë gjinore dhe për ta bërë atë që tani është e pazakontë të bëhet normale.

Related posts

Haradinaj kundër një marrëveshje për zgjedhjet e 3 prillit, ky është propozimi i tij

Gazetamax.mk

Pendarovski: Ta respektojmë njëri-tjetrin, të jemi të kujdesshëm dhe solidarë dhe ta ruajmë atdheun

Gazetamax.mk

Pak në Shutkë, pak në Strugë e pak në shtëpi, Orce Kamçev e përfundoi dënimin me burg

Gazetamax.mk