GazetaMax
Sport

Zaniolo përshëndetet me Romën: Ishte një nder, jam përjetësisht falënderues

Nicolo Zaniolo është larguar nga Roma dhe tanimë është një futbollist i gjigantit turk Galatasaray.
Sulmuesi italian iu bashkua skuadrës së madhe nga Stambolli për 16,5 milionë euro, plus 13 milionë të tjera që do t’i shkojnë Romës në formë bonusesh.
23-vjeçari qëndroi te Roma për një periudhë prej katër vite e gjysmë, teksa në 128 ndeshje zyrtare shënoi 24 gola dhe dhuroi 18 asistime.
Fundi nuk ishte i mirë mes tij dhe Romës, por Zaniolo do të vazhdoj ta mbajë në zemër klubin nga kryeqyteti italian.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Zaniolo ka thënë se për të ka qenë një nder ta vesh fanellën e Romës, derisa do të jetë përjetësisht falënderues.
“Kur mbërrita te Roma, më pritën si të isha në shtëpi. Ky kub më rriti dhe më dha një mundësi, të cilën u përpoqa ta shfrytëzoj në maksimum, duke luftuar për këto ngjyra dhe djersitur fanellën që vishja”.

https://www.instagram.com/reel/Coag3nqrN7K/?utm_source=ig_web_copy_link

“Ky udhëtim është përbërë nga emocione unike, ku më i madhi ishte padyshim ai i 25 majit në Tiranë, ai gol, ajo kupë e gjitha e jona”.
“Janë thënë shumë gjëra, por tani që jemi ndarë, jam unë që dua të them diçka. Ishte një nder. Jam përjetësisht falënderues”, shkroi Zaniolo.

Related posts

Juventus gjen pasuesin e Dybalas në Manchester City

Gazetamax.mk

Ten Hag i lumtur që punon me Jadon Sanchon: Është një lojtar i shkëlqyer

Gazetamax.mk

Rashford i lënduar, mund ta humb Kampionatin Botëror

Gazetamax.mk