Tërmeti shkatërrues që ndodhi ditë më parë ka bërë që edhe bota e futbollit të mobilizohet për të prekurit.
Njëri nga futbollistët më të mirë të Turqisë, Merih Demiral ka hapur një ankand për t’i shitur tre fanella të yjeve të futbollit.
24-vjeçari ka nxjerrë në shitje fanellat e Cristiano Ronaldos, Leonardo Bonuccit dhe Paulo Dybalas me nënshkrimin e tyre dhe i ka shitur ato.
Nuk ka vonuar shumë dhe fansat e këtyre futbollistëve kanë blerë fanellat, derisa Demiral ka mbledhur nga shitja e tyre pesë milionë lira, apo 246 mijë euro.
“Të gjitha të ardhurat nga shitja janë derdhur në llogarinë e shoqatës Ahbap për t’u përdorur në ndihmë të zonave të prekura nga tërmeti”, njofton Demiral.
Başlattığımız açık artırmada 3 forma sahiplerini buldu! @AhlatciHolding satışa çıkan Ronaldo, Bonucci ve Dybala formalarını toplam 5 Milyon TL’ye satın aldı 🙏🏼 Satıştan elde edilen gelirin tamamı deprem bölgesinde kullanılmak üzere @ahbap Derneği’nin hesabına yatırıldı. pic.twitter.com/04nuCXygME— Merih Demiral (@Merihdemiral) February 9, 2023
Përveç qendërmbrojtësit të Atalantës edhe futbollistë tjerë kanë dhuruar para për të perkurit nga tërmeti në Turqi, ku kanë humbur jetën mbi 17 mijë persona, derisa mijëra të tjerë janë nën rrënoja.