GazetaMax
Lajme

Spitali i Dibrës pajiset me mamograf, vizitohet nga ministri Sali

Dibër, 9 shkurt – Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali sot e ka vizituar Spitalin e përgjithshëm me aktivitet të zgjeruar në Dibër i cili me shërbime shëndetësore mbulon edhe komunën e Qendër Zhupës.

“Sot jemi për vizitë në spitalin në Dibër për të vënë në përdorim aparatin e mamografisë. Ne komunikojmë rregullisht me institucionet shëndetësore të cilët na informojnë se çfarë u mungon, për një kujdes më të mirë shëndetësor. Në një bisedë me drejtoren e këtij institucioni u informova se prioritet është pajisja me një aparaturë të tillë, për diagnostikim në kohë të kancerit të gjirit i cili do të jetë edhe në shërbim të banoreve të komunave fqinje”, tha ministri Sali.

Sipas tij, pajisja digjitale kap vlerën e 45 mijë eurove, prodhim nga “Siemens” dhe është me efikasitet të lartë.

“U bëj apel të gjitha grave të moshës 45 deri në 63 vjeç nga rajoni më i gjerë që të paraqiten në këtë institucion si pjesë e programit të skriningut. Gjithashtu me këtë program janë përfshirë edhe gratë e moshës 24 deri në 45 vjeç që kanë predispozita të kësaj sëmundje”, theksoi Sali.

Drejtoresha e spitalit Sevdie Koxha shprehu mirënjohje në emër të institucionit dhe ministrinë përkatëse.

“Për ne si institucion një pajisje e tillë ishte më se e nevojshme. Falënderojmë për kujdesin e ministrit dhe ministrisë, me përpjekjet e së cilës spitali i Dibrës për herë të parë në historinë e saj pajiset me një aparat të tillë”, tha Koxha.

Koxha dhe Sali, siç informuan, kanë biseduar edhe për problemin e mungesës së kuadrit të caktuar në spital.

Related posts

Për shkak të mjegullës është zvogëluar dukshmëria afër Demir Kapisë

Gazetamax.mk

Për hyrje dhe dalje nga vendi pritet deri në një orë

Gazetamax.mk

Transportuesit privat vazhdojnë me bllokadat, ftojnë qytetarët t’i vizitojnë autobusët e tyre

Gazetamax.mk