GazetaMax
Lajme

Murtezani nënshkruan marrëveshje për sponsorizimin e Forumit energjetik të Maqedonisë 2023

Drejtori general I ShA MEPSO Orhan Murtezani dhe udhëheqësi i Institutit ZIP nga Shkupi, Agim Selami, sot nënshkruan marrëveshje për sponsorizimin e Forumit energjetik të Maqedonisë 2023.

Prej disa vitesh, ky forum i njohur energjetik ka mbledhur në një vend ekspertët më eminentë nga vendi dhe jashtë vendit, përfaqësues të lartë institucionalë dhe faktorë të rëndësishëm në sektorin e energjetikës, të cilët shkëmbejnë mendimet dhe përvojat e tyre në lidhje me sfidat aktuale në energjetikë dhe implikimet në flukset rajonale me theks të veçantë në tranzicionin energjetik, rritjen e prodhimit vendas të energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme të energjisë, efiçencën e energjisë dhe sfidat e vendeve të rajonit për t’iu bashkuar tendencave globale.

Forumi energjetik i Maqedonisë, i organizuar me iniciativë të Qeverisë, Delegacionit të BE-së dhe kompanive të mëdha energjetike, këtë vit do të mbahet më 30 dhe 31 maj në Shkup.

Related posts

Mexhiti: Kryesia e re e BDI-së, rikthen vlerat origjinale të partisë!

Gazeta Max

Hapa konkret për zgjidhje të kontestit në dy javët e ardhshme, paralajmëroi Osmani, për Mickoskin reale është vetëm seanca ndërqeveritare

Gazeta Max

Bekteshi: Me Korridorin 8 nuk do të ketë kolona 5 km dhe pritje të gjata

Gazeta Max