GazetaMax
Lajme

Bastisje në shtëpinë e pronarit të portalit Dokazm.mk, natën e kaloi në stacion policor

Shkup, 10 shkurt – Kompjuterë, celularë dhe të holla. Këto janë një pjesë e gjërave të konfiskuara nga shtëpia e Marjan Stamenkovskit, pronar i portalit Dokazm.mk.

Sipas burimeve të para jozyrtare, thuhet se janë gjetur disa shënime policore të cialt gjithashtu janë konfiskuar. Bëhet fjalë për bastisje në orë të vona në shtëpinë e Stamenkovskit në Vllae të Shkupit. Mes tjerash, policia ka marë edhe disa memori pajisje. Për të gjitha këto, pritet njoftim i MPB-së gjatë ditës së sotme.

Stamenkovski, kundër të cilit Prokuroria ka marë disa denoncime, mbrëmë natën e kaloi në stacion policor. Aty do të qëndrojë derisa prokurori nuk vendosë çfarë do të kërkojë nga gjykata. Ka informata se derisa është zhvilluar bastisja, Stamenkovski ka kërkuar ndihmë mjekësore, me çka është thirë ndihma e shpejtë.

Për të siç thuhet ka denoncime të ndryshme dhe atë nga gazetare, nga priftërinjë, nga një televizion dhe një person anonim i cili është paraqitur si i shantazhuar.

Nga Prokuroria japin informacion se ai dyshohet për përhapjen e materialeve raciste dhe ksenofobike.

“Kundër të dyshuarit në PTHP Shkup ka procedurë përshkak se ekzistojnë dyshime të bazuara se përmes uebportalit të tij, si mjet për kryerje, ka kryer disa vepra penale: përhapje të materialeve raciste dhe ksenofobike, shantazhim, pirateri të veprës audiovizuele dhe keqpërdorim të të dhënave personale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

I njejti në opinion njihet se shpesh herë është rrahur përshkak publikimeve kontroverze në portalin e tij./Zhurnal.mk

Related posts

Jetëgjatësia në Ballkan është ulur me 0.4 deri në 1.3 vjet për shkak të ndotjes së ajrit

Gazetamax.mk

Pendarovski: Nëse qytetarët nuk kanë mendim të lartë për mua, nuk do kandidoj për mandat të dytë

Gazetamax.mk

Takim Osmani – Landsbergis: Mbështetje konsistente nga Lituania për eurointegrimin e vendit

Gazetamax.mk