GazetaMax
Lajme

“Shpërthen” Covid 19 në Kinë, rreth 4.5 milionë banorë karantinohen

Koronavirusi ka marrë hov të madhe në Kinë përsëri. Kina ka marrë vendim që shumë qytetarë në verilindje të vendit të qëndrojnë brenda në shtëpitë e tyre derisa janë duke luftuar me shtimin e numrit të rasteve të reja me COVID-19.

Me variantin Omicron ka një numër të madh të kinezëve që janë prekur muajt e fundit.

Jilin, qyteti i dytë më i madh në provincën Jilin, do t’i mbyllë në shtëpitë e tyre rreth 4.5 milionë banorë për tre ditë nga nesër mbrëma, njoftuan autoritetet lokale.

Më shumë se 4,000 raste të reja u raportuan sot në të gjithë Kinën, dy të tretat e tyre janë shfaqur në provincën Jilin, e cila kufizohet me Rusinë dhe Korenë e Veriut.

Masat e reja nënkuptojnë se vetëm personeli mjekësor dhe punonjësit e tjerë kundër pandemisë do të autorizohen të largohen nga shtëpitë e tyre, shkruan The Times of India.

Pandemia COVID-19 për herë të parë ishte shfaqur në Wuhan të Kinës, në nëntor të vitit 2019.

Related posts

MASh për kritikat e KE dhe skandalet me librat: Punojmë për cilësi, gabimet do të përmirësohen ose librat do të tërhiqen

Gazetamax.mk

Osmani me plan për një Maqedoni të Veriut më të gjelbër dhe më të sigurt

Gazetamax.mk

Platforma për barazi gjinore: Qasja në shërbimet e shëndetit riprodhues duhet të garantohet edhe në kohë krize

Gazetamax.mk