GazetaMax
Sport

Soni: Kam shpëtuar nga termeti, se prisja kohën për të falur namazin e mëngjesit

Kevin Soni, sulmuesi 24-vjeçar i Hataysporit, është një nga futbollistët e lënduar lehtë nga tërmetet shkatërruese që goditën Turqinë. Tërmeti i parë shkatërrues me magnitudë 7.8 ballë të shkallës Rihter ndodhi të hënën në orën 4:17 të mëngjesit dhe pjesa më e madhe e qytetit të Hatay u rrafshua me tokë.

Kamerunasi, i cili para fillimit të këtij sezoni mbërriti si i huazuar te Hatayspor nga Asteras, ishte zgjuar dhe arriti të arratisej nga shtëpia.

“Unë jam mysliman, kam shpëtuar pasi isha i zgjuar, doja të prisja deri në orën 6:40 të mëngjesit për të falur namazin e mëngjesit. Nëse do të kisha fjetur në momentin e tërmetit, nuk do të mund të dilja nga shtëpia dhe mendoj se do të kisha qenë nën rrënoja”, ka thënë Soni.

Hatayspor ka vendosur që të mos vazhdojë garat në Superligën e Turqisë pas tërmetit shkatërrues.

Related posts

Zhvillime të fundit nga Anglia, ky pritet të jetë trajneri i ri i Man Unitedit

Gazetamax.mk

Trajneri i Leeds, Marsch tingëllon i dorëzuar në garën për De Ketelaere

Gazetamax.mk

Lionel Messi paralajmëron pensionimin?

Gazetamax.mk