GazetaMax
Lajme

Kompanitë që nuk ulin çmimet, do t’u hiqet subvencionimi për rrymën

Shkup, 10 shkurt – Kompanitë nga industria ushqimore të cilat shfrytëzojnë çmim preferencial të rrymës dhe të cilat nuk i kanë ulur çmimet në bazë të asaj që janë marrë vesh me Qeverinë do ta humbin këtë privilegj, paralajmëroi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Kjo do të dihet në fund të këtij muaji sipas të dhënave të Inspektoratit Shtetëror të Tregut. Ato që i kanë ulur çmimet do të vazhdojnë ta shfrytëzojnë atë privilegj.

“Në bazë ditore bisedojmë me odat ekonomike dhe me sektorë të caktuar të industrisë, veçanërisht me prodhues të produkteve ushqimore vendase. Në rast se nuk do të ketë ulje të mëtejshme, do të vihemi në situatë që kjo të shfuqizohet si mbështetje nga qeveria, sepse qëllimi i mbështetjes së dhënë nga qeveria me kërkesën e odave ekonomike ishte të ndikohej në uljen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë. Nëse nuk ulen në përqindjen e dakorduar ndërmjet kompanive dhe Qeverisë dhe sipas pritshmërive të konsumatorëve, është mirë që ato mjete tu jepen qytetarëve përmes masave të ndryshme”, tha Bekteshi në takim me gazetarët.

Duke theksuar se ulja do të duhet të lëvizë prej shtatë deri 13 për qind, potencoi se disa kompani i kanë ulur çmimet, ndërsa për fat të keq disa të tjera jo.

Deri në fund të këtij muaji duhet të kemi raport përfundimtar nga Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe në bazë të atij raporti të merren vendime të caktuara. Sipas gjendjes së shpallur të krizës, vendimet mund të jenë edhe selektive, ndaj për kompanitë që nuk kanë ulur çmimet, kjo masë të mos vlejë, ndërsa për ato që i kanë ulur dhe realisht janë përpjekur të bëjnë maksimumin që të ndihmojnë konsumatorët, të vazhdojë, tha Bekteshi.

https://www.facebook.com/watch/?v=861381474925089

Related posts

Rrëfehet Baton Haxhiu: Kështu më shpallën të vdekur gjatë luftës në Kosovë

Gazetamax.mk

BDI të shtunën mban mbledhjen e radhës për llogaridhënie

Gazetamax.mk

Bekteshi në Top Tema: Presim ulje të çmimeve të produkteve të qumështit të paktën 10%

Gazetamax.mk