Shkup, 10 shkurt – Një delegacion i ekspertëve të sigurisë nga Bundestagu gjerman këto ditë ishte për vizitë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Sip kutmoi pres shërbimi i Kuvendit, në vitin 2022 kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, inicioi realizimin e qëllimit të tretë strategjik – sigurim i pavarur parlamentar. Në këtë kontekst, u realizua vizitë studimore në Bundestagun Gjerman, pas së cilës këtyre ditëve vijoi edhe vizita e delegacionit të ekspertëve të sigurisë nga Bundestagu Gjerman.
Përfaqësuesit e policisë të dhomës ligjvënëse të Gjermanisë të cilët punojnë në pozita të larta udhëheqëse, drejtori Mihael Rajnke, si edhe Tjadke Shefer, udhëheqëse e Njësisë për Taktikë, Pajisje dhe Mbrojtje të Objekteve, ishin në Shkup dhe realizuan takime me përfaqësues të Kuvendit dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Nga Kuvendi informojnë se Jan Fallbush, koordinatori i Seksionit të Mbështetjes Parlamentare në Bundestag dhe anëtar i Këshillit Këshillëdhënës i PSP-së, po ashtu e ndau përvojën e vet eksperte. Këtij këmbimi i cili realizohet në suazat e “Programit të Mbështetjes Parlamentare”, krahas vizitës së lartpërmendur studimore të nivelit më të lartë në Bundestagun Gjerman në maj 2022, i paraprinin edhe biseda shume partiake në mars të vitit të kaluar.
“Gjatë ‘Bisedave malore’ në fillim të vitit 2022, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, shprehu mbështetje të përgjithshme për realizimin e qëllimit të sigurimit të pavarur parlamentar dhe nënvizoi se Ministria i vë në dispozicion resurset e veta për të mbështetur këtë reformë. Për realizimin e këtij qëllimi strategjik, në Kuvend ka konsensus nga të gjithë partitë politike, dhe në kuadër të këtyre aktiviteteve është formuar grup pune për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Drejtësisë”, qëndropn në kumtesë.
Nga pres shërbimi i Kuvendit njoftojnë se qëllimi i grupit punues është të përcaktohen modalitetet e funksionimit dhe organizimit që do të mundësojnë nivelin më të lartë të sigurisë për deputetët dhe shërbimet parlamentare, por në të njëjtën kohë, pushteti ligjvënës të mbetet iu hapur dhe në dispozicion që qytetarët të mund të marrin pjesë në proceset demokratike.