GazetaMax
Lajme

Kompanitë e kërkojnë Malin e Zi në “Ballkanin e Hapur”, vendi nikoqir potencial i Panairit të Ushqimit

Shkup, 10 shkurt – Maqedonia e Veriut pritet të jetë nikoqire e Panairit të Ushqimit që do ta organizojë Iniciativa “Ballkani i Hapur”. Për datën e panairit, i cili duhet të mbahet këtë vit, fillimisht do të merret vendim, ndërsa bisedimet janë në vijim.

Sipas ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, bëhet fjalë për një manifestim siç ishte vitin e kaluar Panairi i Verës në Beograd, ndërsa qëllimi është që ngjarja të bëhet traditë.

Bëhet fjalë për një manifestim që do të vendosej nën ombrellën e “Ballkanit të Hapur”. Do të inicojmë një takim të kryeministrave për të rënë dakord për datën, është biseduar që kjo të jetë te ne dhe të bëhet një traditë. Plani është që Panairi të organizimi në bashkëpunim me partnerët tanë ekonomikë dhe të tjerë. Dëshirojmë të shfrytëzojmë hapësirën e hotelit “Aleksandar Pallas” për konferenca, parkingun dhe objektin e qendrës sportive “Boris Trajkovski”, të gjithë kompleksin”, tha Nikollovski në brifing me gazetarët.

Ai informon se intensivisht po punohet me Malin e Zi për zgjerim të mundshëm të “Ballkanit të Hapur” edhe me këtë vend.

Të dielën do të udhëtoj për në Mal të Zi, ku do të takohem me kryeministrin Abazoviq dhe zëvendëskryeministrin përgjegjës edhe për bujqësinë. Do të kemi një sërë aktivitetesh që kanë të bëjnë vetëm me “Ballkanin e Hapur”. Atje ka një dëshirë të madhe që t’i paraqesim të dhënat tona se sa është ulur pritja në kufi, sa është rritur transporti, sa është rritur vlera e bashkëpunimit… Të gjitha këto informacione do t’i prezantojmë. Me Malin e Zi po punojmë në këtë drejtim, po bisedojmë më drejtpërdrejt dhe më hapur”, theksoi Nikollovski.

Dhe kompanitë tona më të mëdha, shtoi, e kërkojnë Malin e Zi si partner.

“Ata vazhdimisht vlerësojnë se 26 lloje dokumentesh nuk u kërkohen, procesi ndjeshëm është përshpejtuar, vazhdimisht tregojnë për përfitimet e “Ballkanit të Hapur”. Posaçërisht e kërkojnë Malin e Zi, e kërkojnë edhe Bosnjë e Hercegovinën, por më së shumti Malin e Zi”, potencon ministri.

Siç theksoi Nikollovski, ftesat politike për zgjerimin e “Ballkanit të Hapur” edhe më tej vlejnë për vendet e tjera të rajonit.

Related posts

Moti sot me vranësira dhe i ftohtë

Gazetamax.mk

Kovaçevski-Larson Jain: I forcojmë marrëdhëniet dypalëshe midis Maqedonisë së Veriut dhe Suedisë

Gazetamax.mk

Specialja vendos, aktgjykimi për Gucatin e Haradinajn shqiptohet brenda 90 ditësh

Gazetamax.mk